Lidhja e Thellë me Kur’anin, Rruga për Zhvillimin e Lavdishëm

Publikuar në Maj 30, 2017, 12:20 a.m.

Rruga drejt një zhvillimi të suksesshëm, të fuqishëm dhe të lavdishëm bazohet në lidhje të thellë me Kur'anin e Shenjtë, tha kreu i Revolucionit Islamik.

Në ditën e parë të Ramazanit, muaji i shpalljes së Kur'anit të Shenjtë, në Hussejnijen “Imam Humejni’  (r.a.) u mbajt një ceremoni në kidhje me Kur'anin e Shenjtë, në praninë e Ajetullah Hameneit, Udhëheqësit të Revolucionit Islamik.

Duke përshëndetur ditën e parë të Ramazanit, sot, në mesin e një grupi dijetarësh Kur’anorë (këndues  të Kur’anit), Udhëheqësi i Revolucionit Islamik tha:

Nga gjithë kopshti i gjerë, i quajtur Iran, lulet që përfaqësojnë Kur'anin po lulëzojnë: një nga një ata zbulojnë veten. Kështu, fara e Kur'anit tonë të shenjtë janë spërkatur mbi këto toka. Ky është arti i revolucionit.

Ajetullah Hamenei ka deklaruar: Ne jemi shumë larg në lidhje me lidhjen dhe përfitimin nga Kur'ani i Shenjtë; Këto takime janë hapat fillestarë [drejt lidhjes]. Nëse meditojmë në Kur'an, do të zbulohen përgjigjet e sakta për shumë pyetje të jetës.

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik në ditën e parë të muajit të bekuar të ramazanit në një takim me lexues dhe komentues të Kur’anit, tha se fara e Kur’anit Famëlartë është mbjellë në të gjithë Iranin Islamik dhe sot ambienti publik i vendit është i njohur me Kur’anin.

Sipas një njoftimi të zyrës për informim të liderit suprem, Ajetullah Hamenei  në këtë ceremoni tha se shkaku i devijimit të njeriut sot në botë është përgjigjja e gabuar ndaj këtyre pyetjeve dhe shtoi:

Zoti e ka krijuar njeriun për lidhje, dashuri, ndihmë dhe solidarizim ndaj njëri tjetrit, mirëpo sot të gjithë në botë ekziston lufta, pasiguria, frika dhe devijimi. Ajetullah Hamenei tha se çelësi i shpëtimit nga këto problem është Kur’ani dhe shtoi:

Fatkeqësisht sot shoqëria Islame ashtu si shumë shoqëri të tjera ka probleme dhe disa persona të padenjë kanë marrë në dorë qeveritë e disa shoqërive islame, siç është regjimi saudit. Udhëheqësi Suprem tha se shkaku i paraqitur i  kësaj gjendjeje është largimi nga besimi dhe e vërteta e Kur’anit dhe tha;

Këta persona në pamje të jashtme duken sikur besojnë tek Kur’ani dhe botojnë me miliona kopje të Kur’anit, mirëpo në praktikë ata veprojnë kundër udhëzimeve të Kuranit, bashkërendohen me të pafetë dhe paratë të cilat duhet t’i shpenzojnë për mirëqenien e popullit të tyre, i shpenzojnë për armiqtë e popullit.

Udhëheqësi Suprem, përmendi iluzionin e disa vendeve të cilat kujtojnë se me para mund të blejnë sinqeritetin e armiqve të iIlamit dhe tha:

Është fakt se sinqeriteti nuk ekziston dhe ashtu siç kanë thënë vetë amerikanët ata vjelin dhe në fund therrin.

Ajetullah Hamenei, përmendi sjelljet anti-fetare kundër Jemenit dhe Bahrejnit dhe premtimin e Kur’anit për të shkatërruar të keqen dhe shtoi:       Ata të cilët bëjnë të tilla gjëra kundër muslimanëve, janë të këqijtë dhe padyshim fati i të keqit është fundosja dhe shkatërrimi.

Sigurisht që koha e shkatërrimit të tyre varet nga veprimtaria dhe sjellja e besimtarëve dhe nëse besimtarët sillen siç duhet, koha e shkatërrimit të së keqes vjen shumë shpejt.

Ajetullah Hamenei përmendi edhe përvojën e popullit iranian dhe fitoren në luftën e imponuar të regjimit të Sadamit kundër Iranit dhe tha:

Populli iranian jo vetëm fitoi në luftë me duar thatë, por prej mëse 40 vitesh përballet me frontin e fuqishëm financiar i cili ka ngritur shpatën kundër Iranit. Kjo eksperiencë tregon se rruga e zhvillimit të fuqishëm, të pëeparimit  dhe e suksesit është lidhja me Kur’anin.



Burimi : Khamenei.ir