Dialogu me Serbinë do të vazhdojë, koalicion me parti serbe nuk mohoj

Publikuar në Maj 27, 2017, 12:43 a.m.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se edhe nëse VV vjen në pushtet, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, por me kushte të Kosovës, e jo të Serbisë.

Këto komente Kurti i ka bërë pas një ligjërate të mbajtur në Kolegjin ISPE.

“Së pari do të filloj dialogun me serbët e Kosovës. Do t’i shohim serbët si serbë lokalë dhe rolin e tyre shoqëror", ka thënë Kurti.

"Për neve është me rëndësi që të gjendet më të mirët prej minoritetet, por jo të bëjmë dialog me Serbinë, sepse ajo as nuk ndjen keqardhje as asgjë", është shprehur ai. 

"Çfarë do bisedime duhet të zhvillohen me kushte të Kosovës jo të Serbisë, bisedime nuk po zhvillohen ato janë ndërprerë , nuk e ka ndërprerë VV por institucionet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për çështjen e demarkacionit, i cili tha se janë dy hapa të domosdoshëm. Njëri për të hulumtuar dhe hetuar se si është ardhur deri në këtë gjendje dhe e dyta nisja e bisedimeve me Malin e Zi.

Kurti nuk ka mohuar koalicionin për formimin e Qeverisë edhe me ndonjë parti serbe, pasi siç tha “është obligim kushtetues”.