Sulm terrorist në Manchester

Publikuar në Maj 24, 2017, 1:12 a.m.

Më së paku 22 njerëz janë vrarë në sulmin vetëvrasës të hënën mbrëma në Manchester, ka deklaruar shefi i policisë Ian Hopkins. Sulmuesi i cili ka vepruar vet gjithashtu është vrarë në sulm, ai e ka aktivizuar bombën të prodhimit shtëpiak në foajenë e sallës rreth ora 22.30, pas përfundimit të koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande. Shpërthimi ka ndodh në Manchester Arena me kapacitet prej 21 mijë ulëse, në të cilin ka prezantuar këngëtarja amerikane Ariana Grande para publikut në mesin e të cilëve kishte edhe plotë fëmijë.

Në rrjetat sociale janë publikuar incizimet e fëmijëve të frikësuar të cilët kërcenin mbi rrethojat e Manchester Arena, duke u përpjekur të ikin nga salla, si dhe fotot e shumta të të vrarëve.

“Kemi pritur fëmijët të dalin. Kemi dëgjuar këngën e fundit, njerëz dalëngadalë kanë filluar të dalin, më tutje u dëgjua shpërthimi dhe pamë tym, kujtohet Walkeri. Bashkëshortja më tha se ndien dhimbje në këmbë dhe stomak. U shtriva , ka pas plagë në stomak dhe këmbën e thyer”, shtoi më tej. Walkeri theksoi se kanë qëndruar nga vendi i shpërthimit vetëm disa metra”.

Dëshmitarja e cila gjendej në koncert ka thënë se ka dëgjuar shpërthimin e madh gjatë lëshimit të sallës, pas së cilës ndiheshin klithmat e shumtë, ndërsa mijëra njerëz në panik përpiqeshin të ikin.”Jemi drejtuar drejt daljes nga salla, ndërsa pikërisht te dera u dëgjua shpërthimi i madh, pas së cilës të gjithë filluan të klithnin”, ka deklaruar Catherine Macfarlane.”Ishte një shpërthim i madh, e ndiem në kockat tona. Ishte kaotike. Të gjithë vraponin dhe klithnin dhe qëllimi i vetëm ishte të dalin nga salla”, ka thënë ajo.

“Këtë e konsiderojmë sulm terrorist dhe në këtë faze të hetimit besojmë se sulmuesi ishte i vetë. Tani e kemi prioritet të theksojmë a ishte ndonjë pjesë e rrjetës”, ka deklaruar Hopkins.



Burimi : Global cir