Ushtira turke bombardon pikat e Kurdëve, vriten 12 anëtarë të PKK

Publikuar në Maj 19, 2017, 1:44 a.m.

Shefi i shtabit të pergjithshem të ushtris turke ka njoftuar se disa pjesetare te PKK janë vrarë kur një avion i ushtrisë turke ka kryer një varg sulmesh ajrore kundër militantëve të PKK në rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit të Irakut

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ka njoftuar përmes një deklarate të premten se të paktën 57 terroristë të PKK u vranë dhe shumë të tjerë janë plagosur më 13 dhe 14  janar kur aeroplanët turq bombarduan pozicionet e tyre në rajonin Metina. Më 16 janar, katër policë turq u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një shpërthim me bombë në anë të një rruge që në shënjestër kishte automjetin patrullues te policise turke në provincën juglindore të populluar me popullsi kurde Dijarbakir. Një burim i sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti, tha se militantët e PKK shpërthyen bombën pranë qarkut Sur, që ndodhet 676 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara, kur një makinë e policisë turke ishte duke kaluar.