Zaevi mori mandatin për formimin e qeverisë së Maqedonisë

Publikuar në Maj 19, 2017, 1:33 a.m.

Kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanovi i dha mandatin kryetarit të partisë SDSM Zoran Zaevit të themelojë përbërjen e re qeveritare në Maqedoni. Ivanovi kohë më parë ka refuzuar ta bëjë për shkak të ashtuquajturës”Platformë të Tiranës”, deklaratën të cilën liderët e partive politike shqiptare nga Maqedoni kanë nënshkruar në Tiranë, e të cilin Ivanovi e ka konsideruar kërcënim për vendin e tij.

Zaevi ka përsërit deklaratën të cilën më herët e ka dhënë qytetarëve të Maqedonisë, se do të garantojë unitetin, integritetin territorial dhe multietnicitetin e Maqedonisë, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe përparimin e jetës së gjithë qytetarëve, procesi i sjelljes së vendimeve do të jetë në harmoni me parimet demokratike duke mos e sjell Maqedoninë në pozitën nënçmuese nga shtetet tjera.

Zaevi ka thënë se”asnjë dokument, platformë apo akt në kundërshtim me qëndrimet e lartcekura nuk mund të jeta bazë për udhëheqjen e politikës në Maqedoni. Zaevi ka vlerësuar se me marrjen e mandatit për themelimin e qeverisë së re është i bindur se ky është fillimi i fundit të krizës politike në vend e cila po zgjat plot tre vite. Akti i marrjes së mandatit nga kryetari Ivanov është porosi se shqetësimet në Maqedoni do të përfundojnë.

“Ky është fillimi i përfundimit të krizës politike në Maqedoni, shpresoj se përbërjen e qeverisë së re do të prezantojë parlamentit brenda 10 ditësh, ndoshta edhe ë par. Gjer në fund të muajit do të kemi qeverinë e re reformuese. Dua bashkëpunim edhe me opozitën e ardhshme, ajo na duhet, pasi që së bashku do të sjellim ligje, për të cilat nevojiten edhe shumica prej 2/3 të votave”, ka cek Zaevi.

“Porosia ime për të gjithë është bashkëpunim, e në rast se duam do të kemi sukses, na nevojiten miqtë nga Evropa dhe bota, por miqtë tanë të parë janë fqinjët tanë dhe në këtë drejtim nevojitet mbështetja e tyre, e aty është edhe Serbia. Serbët janë popull vëlla dhe shpresoj se ne politikanët do të punojmë për ardhmërinë më të mirë të qytetarëve edhe të Serbisë edhe të Maqedonisë”, shtoi Zaevi.

“Duke përshkruar veten si politikan i njohur për sjelljen e njëjtë ndaj të gjithëve, Zaevi ka thënë se kjo është tipike për Maqedoninë multietenike , por realisht edhe për atë se Bashkimi Evropian bazon zhvillimin dhe planet e veta në kuptimin e ndryshimeve”.

“Atë që e kemi arritur në Maqedoni, është se kemi mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike. Kemi bashkuar të gjitha diversitetet, bile edhe unifikimin multireligjioz. Kjo është ardhmëria për Maqedoninë, edhe për rajon. Në rast se neve bashkëpunojmë, edhe Bashkimi Evropian do të na respektoj më shumë”, ka thënë Zaevi.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe komisari për zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn kanë përshëndetur vendimin e Ivanovit që të jep mandatin Zaevit si hap të rëndësishëm drejt formimit të qeverisë së re të Maqedonisë.

Në ndërkohë, përfaqësuesit e iniciativës qytetare”Për Maqedoninë e përbashkët”, kanë shtruar kërkesë Gjyqit kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të kuvendit të Maqedonisë.

Duke komentuar dhënien e mandatit Zaevit, Talat Xhaferi ka deklaruar për Reutersin:” Nuk mund të them se kriza ka përfunduar, por kjo do të hap rrugën që proceset demokratike të zhvillohen në rrugë institucionale”.



Burimi : Al Jazeera