Takimi Trump & Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar në Maj 17, 2017, 1:05 a.m.

Presidenti amerikan Donald Trump sot në Shtëpinë e Bardhë e ka prit me nderime më të larta shtetërore presidentin turk Rexhep Tajib Erdoganin. Trumpi e ka prit Erdoganin në hyrje të Shtëpisë së Bardhë gjatë së cilës janë përshëndetur dhe kanë dal foto për media dhe pastaj kanë vazhduar takimin në zyrën ovale. Erdogani në konferencën e mbajtur për shtyp pas takimit ka theksuar se koordinimi i përbashkët kundër të gjitha organizatave terroriste në rajon, pikësëpari kundër ISIS-it është shumë i rëndësishëm.

“Koordinimi i përbashkët kundër të gjitha organizatave terroriste në rajon, ka rëndësi të madhe. Jemi të vendosur që të luftojmë kundër organizatave terroriste, pa bërë dallime në mes tyre, e të cilët kërcënojnë ardhmërinë tonë të përbashkët”, ka thënë Erdogani.

Më tutje shtoi se nuk është e drejtë që organizata terroriste YPG/PYD, dega e PKK-së në Siri, të pranohet për bashkëbiseduese.” Nuk ka vend organizatave terroriste për ardhmërinë e rajonit tonë. Posaçërisht nuk është e drejtë që për shkak të marrëveshjes në nivel global organizata YPG/PYD të pranohet për bashkëbiseduese nga ana e cili do vend”, ka thënë Erdogani.

Donald Trumpi pas takimit ka cek se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të zgjerojnë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Turqinë.”Dëshirojmë të zgjerojmë marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare me Turqinë”, ka thënë Trumpi duke shtuar se kjo është në interes të dy vendeve. Më tej shtoi se populli i Turqisë gjatë viteve të fundit ishte i ekspozuar sulmeve të frikshme terroriste.

“Populli i Turqisë viteve të fundit dhe në kohë të fundit ishte ekspozuar sulmeve të fuqishme terroriste. Shprehim ngushëllimet tona viktimave të këtyre  sulmeve si dhe mbështetjen tonë popullit turk. Shprehim mbështetjen tonë Turqisë në luftë kundër organizatave terroriste PKK-së dhe ISIS-it si dhe garancat tona se organizatave terroriste nuk do të lëmë hapësirën për veprim”, ka thënë Trumpi. Më tej shtoi se SHBA-të vlerësojnë lidershipin e Turqisë ashtu që në Siri të parandalohen masakrat dhe dhuna.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani pas takimit me Trumpin do të merr pjesë në takimin e zgjeruar të delegacioneve të dy shteteve.



Burimi : SAFF