'Kur'ani, Etika, Jeta' - Motoja e Ekspozitës Ndërkombëtare në Teheran

Publikuar në Maj 17, 2017, 12:58 a.m.

Edicioni i sivjetshëm i Ekspozitës Ndërkombëtare të Kur'anit në Teheran do të mbahet me moton "Kur'ani, Etika dhe Jeta".

Sipas qendrës së informimit të komitetit organizativ, edicioni i 25-të i Ekspozitës  Ndërkombëtare të Kur'anit do të mbahet nga dita e dytë deri në 21 e muajit të shenjtë të Ramazanit (28 maj deri më 16 qershor, 2017).

Ekspozita do të mbahet në Mesxhidin ‘Imam Humejni’( r.a.) në Teheran, Iran. Vizitorët do të priten nga ora 17-të deri në mesnatë çdo ditë.

Në fillim të muajit, Abbas Nazarirad, drejtori i përgjithshëm dhe zëvendës në ministrinë e kulturës iraniane, i tha Agjencis së Lajmeve IQNA  se ekspozita do të fillojë ditën e parë të Ramazanit.

Në ekspozitë do të ketë seksione të ndryshme, tha ai, duke përfshirë një seksion të veçantë të titulluar "Çerek shekulli  i veprimtarive Kur'anore", i cili do të shqyrtojë arritjet e ekspozitës ndërkombëtare në 25 vitet e fundit.

Gjithashtu, në programet speciale në ekspozë, tri figura të shquara që kanë ndrruar jetë kohën e fundit, përkatësisht Ajetullah Ali Akbar Hashemi Rafsanxhani, Ajetullah Sejjid Abdul-Karim Musavi Ardebili dhe Ajetullah Abbas Vaez Tabasi, do të përkujtohen për përpjekjet e tyre në fushat Kur'anore, vazhdoi ai të thotë

Ekspozita Ndërkombëtare e Kur'anit në Teheran organizohet çdo vit nga ministria e kulturës gjatë muajit të shenjt të Ramazanit.

Ajo ka për qëllim nxitjen e koncepteve Kur'anore dhe zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore.



Burimi : IQNA