Serbinë e konsiderojmë fqinje të Turqisë

Publikuar në Maj 14, 2017, 1:25 a.m.

Kryeministri (kryetari i ardhshëm) i Serbisë Aleksandar Vuçiqi në kryeqytetin e Kinës, në Pekin, u takua me kryetarin e Turqisë Rexhep Tajib Erdoganin me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve si dhe situatën politike dhe të sigurisë në rajon dhe në projekte e përbashkëta infrastrukturore në Serbi. Vuçiqi ka shpreh kënaqësinë me interesimin e madh të investitorëve turk si dhe në zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese të kompanive turke të cilët operojnë tani në Serbi. Ai ka theksuar se marrëdhëniet ekonomike në mes dy vendeve janë gjithnjë më të mira dhe  është  e nevojshme të punohet në mbajtjen e këtij trendi të zhvillimit.

Kryeministri serb Alekasandar Vuçiqi ka falënderuar kryetarin turk Erdoganin që po inkurajon kompanitë turke që kapitalin e tyre të investojnë në Serbi, thuhet në deklaratën e qeverisë së Serbisë për bashkëpunim me media.

“Serbia është shumë e rëndësishme për paqe dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit perëndimor, edhe pse nuk kemi kufi të përbashkëta, neve e konsiderojmë Serbinë si komshi i yni. Kemi marrëdhënie shumë të mira, por shpresoj se këtë bashkëpunim do të zgjerojmë në të gjitha fushat e mundshme”, ka theksuar kryetari i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani.

Ai njëherë i bëri ftesë zyrtare kryeministrit Vuçiq që pas marrjes së detyrës së kryetarit të Serbisë të vizitojë Republikën e Turqisë. Erdogani ka theksuar se kjo vizitë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes dy vendeve në nivel më të lartë.”Neve inkurajojmë kompanitë tona që sa më shumë të investojnë në Serbi, dhe shohim se këto investime janë në rritje të sipër”, ka përfunduar Erdogani. 

Ai ka falënderuar kryeministrin Vuçiq që po i mbështet kompanitë turke në Serbi dhe theksoi se s do të duhej punuar më shumë në projektet e përbashkëta infrastrukturore si për shembull: aeroporti i Laxhevcit në Kraljevë dhe autostradën Tutin-Novi Pazar- Sjenicë. Është dakorduar edhe nënshkrimi i marrëveshjes për lirinë e plotë të marrëdhënieve tregtare në mes Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Turqisë e cila do të nënshkruhet në Beograd gjatë muajve të ardhshme.



Burimi : b92