Kryepeshkopi në grevë urie për të burgosurit palestinezë

Publikuar në Maj 9, 2017, 12:22 a.m.

Kryepeshkopi i Jeruzalemit, që ndodhet nën pushtim ka filluar grevën e urisë me qëllim të dënimit të kushteve aktuale të jetesës së të burgosurve plaestinezë.

Kryepeshkopi i ortodoksve të Antaksias, Romës Lindore dhe Jeruzalemit ka  filluar grevën e urisë me qëllim që të jepte mesazhin e mbështetjes së qindra palestinezëve që kanë hyrë në grevë urie për të protestuar kushtet e këqija në burgjet e Izraelit të të burgosurve politikë palestinezë.

Lahham Gregory i Tretë, në moshën 83 vjeçare ka hyrë ditën e shtunë në grevën e urisë.

Kjo ngjarje ka ndodhur menjëherë pasi Shoqata e të burgosurve palestinezë ka bërë me dije se 15 palestinezë të burgosur në burgjet Afer në afërsi të Ramallahut që gjendet në West Bank, nën pushtimin izraelit kanë hyrë në një grevë urie pa kufi.

Sipas lajmeve të publikuara në lidhje me këtë temë, regjimi i Tel Avivit është munduar që t’i detyrojë të burgosurit që të heqin dorë nga kjo grevë duke kërkuar mënyra të ndryshme që t’i detyrojnë të ushqehen.

Kjo grevë e cila ka filluar që prej datës 17 prill, që synon të rregullojë kushtet e të burgosure ka filluar me këshillimin e antarit të qëndrës së Lëvizjes Fetih, Mervan el-Bergusi dhe të sekretarit të përgjithshëm të marrëdhënieve me publikun të kësaj lëvizjeje, Ahmet Saadet.

Pjestarët në këtë grevë urie kërkojnë që t’i jepet fund kësaj politike të arrestimit administrimiv, të hiqet dorë nga dënimi me izolim si dhe të mund të përdorin të drejtën për të kryejnë kontrolle shëndetësore.

Në këto momente, në burgjet izraelite gjenden 700 palestinezë që mbahen të burgosurë nën pretekstin se janë të arrestuar administrativë dhe disa prej tyre kanë 11 vite që qëndrojnë në burgje.



Burimi : Rasthaber