Hafizi nga Kenia e mësoi Kur’anin përmendësh për tetë muaj

Publikuar në Maj 9, 2017, 12:13 a.m.

Përfaqësuesi i Kenias në Garat e 34-ta Kur’anore Ndërkombëtare të Kur'anit të Iranit tha se brenda tetë muajve e ka mësuar përmendësh  Kur'anin e Shenjtë.

Heitham Safar Ahmad, i cili po konkuron në kategorinë e memorizimit të Kur’anit, kaloi në raundin përfundimtar.

Ai i tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se ai filloi të meson Kur’anin përmendësh në moshën dhjetë vjeçare.

"Kur fillova për të mësuar përmendësh Kur'anin, mendova se do të bazoi   një pjesë të jetës sime bazuar në Kur'an", tha ai duke vënë në dukje se pas memorizimit të Librit të Shenjtë, Kur’anit,  ai e kuptoi se e gjithë jeta duhet të bazohet në mësimet e Kur’anit.

Hafiz Heitham Safar Ahmad Ahmedi, gjithashtu, vuri në dukje se ai ka mësuar në kurse private për të mësuar, përkthyer dhe komentuar Kur'anit.

Hafiz nga Kenia, Afrikë, më tej tha se më parë ka marrë pjesë në Garat e Kur'anit në Egjipt, Bahrejn, Libi dhe Tanzani, duke fituar titullin e lartë në garat e fundit. .

Ai e përshkroi ngjarjen ndërkombëtare Kur'anore në Iran si madhështore dhe të organizuar shumë mirë.  

Hafiz Ahmedi gjithashtu përshëndeti moton e Garave Kur’anore si shumë domethënëse  "Një Libër, Një Ummet (Bashkësi) ", duke thënë se kjo tregon se  të gjithë muslimanët mund të mbajnë unitetin nën drejtimin e Kur'anit.

Edicioni i 34-të i Garave Ndërkombëtare të Kur'anit në Iran filloi të enjten në Teheran me pjesëmarrjen e hafizëve të Kur'anit dhe kënduesve të Kur’anit nga 83 vende.

Mesxhidi ‘Imam Humejni’ është mik-pritës i Garave Kur’anore Ndërkombëtare, që do të vazhdojë deri të mërkurën.



Burimi : IQNA News