Emanuel Macroni u zgjodh kryetar i ri i Francës

Publikuar në Maj 8, 2017, 12:47 a.m.

Macroni fitoi në zgjedhjet për kryetar të Francës me 65% të votave të fituara kundrejt Mari  Le Pen e cila fitoi 35% të votave.

Emanuel Macron u lind në veri të Francës me 21 dhjetor 1977, ka qenë funksioneri bankier i bankës më të njohur botërore Rothschild&Ci. Emanuel Macroni është djali i Jean Michel Macronit, mjek dhe profesor i neurologjisë si dhe mjekes Françoise Nogues.

Ka diplomuar ENA, në administratën publike nacionale, në vitin 2004 sikurse shumica e kryetarëve të Republikës së Francës. Është anëtar i partisë socialiste që nga viti 2006. Tri vite më vonë u bë zëvendës i sekretarit kryesor të kabinetit të kryetarit François Holandes.

Në shtator të vitit 2008 nga vendi i funksionarit shtetëror kaloi në bankën komerciale Rothschild sipas rekomandimit të Jacques Attalia dhe Serge Weinber.

Karrierën politike  nisi me “Lëvizjen qytetare”(MCD) të cilin e ka themeluar Jean Pierre Chevenemet. Në vitin 2014 u zgjodh ministër i ekonomisë në qeverinë e Vallsit duke zëvendësuar Arnaud Montebourg.

Në mars të vitit 2016 Emanuel Macroni deklaroi vendimin e tij për të kandiduar për  kryetar të Republikës së Francës.



Burimi : Logiçno