Ismail Henije lideri i ri politik i Hamasit palestinez

Publikuar në Maj 7, 2017, 12:37 p.m.

Ismail Henije është zgjedhur për kryetar të krahut politik të Lëvizjes palestineze Hamas, dhe në këtë pozitë e ka zëvendësuar Halid Meshalin e gjertanishëm.

Sipas informatave të marra nga Hamasi, janë mbajtur zgjedhjet brenda Hamasit dhe atë nëpërmjet video linkut në relacion Doha-Gaza. Për kryetarin e ri politik të Hamasit është zgjedhur Ismail Henije, i cili gjer tani ishte zëvendës i   kryetarit të gjertanishëm Halid Meshal. Në garë për pozitën  kryetarit të Hamasit përveç tjerash ishin edhe Musa Abu Merzuki dhe Muhamed Nizal.

Halid Meshali i cili në dy mandate ishte kryetar politik i Lëvizjes palestineze Hamas, nuk ka pas të drejtë kandidimi në zgjedhjet e sotshme.

Ismali Henije u lind në vitin 1963 në kampin e refugjatëve Es-Sati në Gaza. Nën akuzën se ishte i “ngarkuar për sigurinë e Hamasit” në vitin 1987 ishte burgosur 18 ditë, në vitin 1988 6 muaj, ndërsa në vitin 1989 ka kaluar tri vite në burgjet izraelite.

Ismail Henije në periudhën prej vitit 1999 gjer në 2004 ishte sekretari i themeluesit të Hamasit shejh Ahmed Jasinit. Pasi që Hamasi fitoi në zgjedhjet në vitin 2006 në Palestinë, nga ana e kryetarit palestinez Mahmud Abasit është emëruar në krye të qeverisë. Pas tensioneve në mes Fatahut dhe Hamasit, Ismail Henije u shkarkua nga detyra, poashtu nga ana e Mahmud Abasit.

Ismail Henije ka mbijetuar dy sulme raketore izraelite, herën e parë në konvojin e tij në vitin 2006 ndërsa herën e dytë në shtëpinë e tij në vitin 2007.



Burimi : Vijesti.ba