Tramp: nënshkruan ligjin për liritë fetare në SHBA

Publikuar në Maj 6, 2017, 2:01 a.m.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nënshkroi të enjten urdhrin për liritë fetare, i cili synon të zbusë ndalimin e aktiviteteve politike të kishave dhe institucioneve tjera, të cilat janë të liruara nga tatimi.

Reuters shkruan se urdhri nuk përfshin rregulloret që ua mundësojnë agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve t’iu shkurtojnë shërbimet homoseksualëve në emër të lirisë fetare, nga e cila ishin frikësuar disa grupe për mbrojtjen e lirive qytetare dhe të drejtave të homoseksualëve.