Kina lëshoi në përdorim bartësin e parë të avionëve

Publikuar në Prill 27, 2017, 11:07 a.m.

Kina langoi bartësin e parë të avionëve të cilin vet e ka ndërtuar, dhe ky do të jetë u dyti në flotën e saj. Mediat shtetërore, duke u thirrur në ekspertët ushtarak, përcjellin se bartësi është ndërtuar në portin Dalian, në verilindje të vendit, i cili do të hyjë në shërbim në vitin 2020, pasi që do të duhet kohë shtesë për pajisjen dhe armatim. Kina ka konfirmuar informatat se është duke prodhuar bartësin vendor të avionëve në fund të vitit 2015 dhe prej asaj kohe mediat kineze dhe ekspertët e huaj ushtarak rregullisht kanë përcjell informata dhe incizimet satelitore dhe fotot gjatë ndërtimit të saj. Konstrukti i anijes, motori dhe sistemet kryesore të anijes janë kryer në tërësi, por do të duhej kohë shtesë për kompletimin e saj.

“Nisja e anijes tregon se me projektimin dhe ndërtimin e anijes së parë vendore për mbajtjen e avionëve kemi kryer një hap të madh”, ceku agjencioni zyrtar shtetëror kinez Xinhua. Lansimi i saj ka pasuar pas kremtimit të 68 vjetorit të themelimit të marinës kineze të dielën dhe zhvillohet në momentin e tensioneve të sforcuara  në mes Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pak dihet për programin kinez të ndërtimit të bartësve të avionëve pasi që ishte fjala për sekret shtetëror, ceku Reutersi, por është publikuar se në ndërtimin e tij është shfrytëzuar përvojat e ndërtimit të bartësit të parë të avionëve Liaoning, i cili është blerë nga Ukraina në vitin 1998 dhe pastaj është ri konstruktuar në anije ndërtimtarinë kineze.

Bartësi i ri do të pajiset me armatim konvencional, ndërsa sipas shënimeve të Qendrës për studime strategjike ndërkombëtare në Washington, do të bart 24 avion ushtarak Shenyang J-15 që është versioni kinez i avionit rus Suhoj Su-33 si dhe me 17 helikopter. Marina kineze gjatë muajve të fundit ka rol gjithnjë më të shquar dhe komandën e saj e ka marr admirali karriera e të cilit është në rritje të sipër. Bartësi i parë kinez i avionëve para ca kohësh ka lundruar rreth Tajvanit, ndërsa anijet e reja ushtarake kineze po paraqiten në pjesët më të largëta të botës. Kina posedon të drejtën e saj gati në tërë detin jugor kinez, për të cilin besohet se ka rezerva të mëdha të naftës dhe gazit nëpër të cili kalon qarkullimi detar tregtar me vlerë prej 5.000 miliard dollar. Vendi, njashtu, me shpejtësi po ndërton objekte ushtarake në atë det në të cilin të drejtën e tyre e kërkojnë edhe vendet tjera, sikurse Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami. Tajvani konsideron se Kina në të vërtetë  ndërton dy bartëse avionësh, por Pekini zyrtar atë nuk e ka konfirmuar. Zyrtarët ushtarak kinez , cekin se Kinës janë të nevojshme më së paku 6 bartës avionësh dhe rrjeti i bazave nëpër botë në të cilin do të mund të kryenin operacionet.



Burimi : Al Jazeera