65 gra palestineze të burgosura nga Izraeli

Publikuar në Prill 27, 2017, 10:59 a.m.

Ndërsa bota shënoi  Ditën Ndërkombëtare të Grave, 65 gra palestineze, duke përfshirë 12-të të mitura, janë të burgosura nga Izraeli ", në kushte të tmerrshme , "sipas një deklarate të lëshuar të marten nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez  (PPS).

Të 65 gratë janë duke u mbajtur në burgjet Ha Sharon dhe Damon të  Izraelit, ku qelijat e burgjeve janë të padurueshme nga të ftohtët në dimër dhe e nxehtit në verë. Përveç kësaj, Shërbimi i Burgjeve Izraelite (IPS) imponon kufizime në ofrimin e rrobave, plafave dhe këpucëve, tha Shoqata e të Burgosurve Palestinez  (PPS).

Në deklaratë thuhet se të burgosurit politikë palestinezë u mbajtën në qeli shumë të afërta me ato të grave izraelite të mbajtura për vepra kriminale dhe ata janë nënshtruar abuzimeve verbale të vazhdueshme nga të burgosurit izraelite.

Sipas deklaratës, e burgosura me dëmimin më të gjatë është grua me emrin  Lina al-Xharbouni, e cila ka qenë e burgosur që nga viti 2002.

"Gratë palestineze vazhdojnë të vuajnë abuzimet e rënda psikologjike, fizike dhe emocionale dhe durojnë aktet e rënda të shtypjes, dhunës, dhe vështirësitë nga duart e Izraelit dhe të shkeljeve të tij të shfrenuara, kështu tha  anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të Organizata për Çlirimin e Palestinës,   Hanan Ashravi, në një deklaratë  në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Sipas  Hanan Ashravi, që prej pushtimit ushtarak të Izraelin të Bregut Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës në vitin 1967, rreth 15,000 gra dhe vajza palestineze janë burgosur nga autoritetet izraelite.



Burimi : ABNA24