Armiku po përpiqet që të shkatërrojë urdhëresat e Islamit

Publikuar në Prill 23, 2017, 3:35 a.m.

Imam Hamanei është shprehur se qëllimi kryesor i frontit të krijuar ngaarmiqtë e ligë kundër urdhëresës islame është që të asgjësojnë republikën islamike ose që të shtrëmbërojnë natyrën e vërtetë të saj.

Gjatë takimeve që ka zhvilluar me rastin e festës së Nevruzit me disa zyrtarë të vendeve të ndryshme, Imam Hamanei duke marrë parasysh sakrificat e bëra për të krijuar dhe për të mbrojtur urdhëresat islame dhe gjakun e shtrenjtë që është derdhur për t’i arritur këto është shprehur se  çdo përpjekje që bëhet për të dobësuar fuqinë e armikut që kërkon të pengojë këtë gjë është në të vërtetë ajo çfarë pranohet si afrimi drejt Allahut.

Për më tepër, Imam Hamanei ka theksur se viti i ri kalendarik iranian është emëruar si viti i “rilindjes së ekonomisë: prodhim-punim” dhe se do të rigjenerohet sektori i prodhimit gjë që do të sjellë uljen e papunësisë, do të zgjerojë më tej hapësirën e punëdhënies dhe puësimit dhe se duhet të tërhiqen disa sanksione të cilat kanë qënë arsye për mbylljen e disa fabrikave në vend.

Imam Hamanei është shprehur se arsyeja e vërtetë se sakrificave që populli ka bërë gjatë Revolucionit Islamik ka qënë besimi i tyre fetar dhe janë po të njëjtat motive që po i shtyjnë të rinjtë e sotëm që të arrijnë këto qëllime të shenjta duke luftuar me lëvizjet terroriste dhe se janë të gatshëm që të mbrojnë Sherifin Harem të Hz. Zejnebit kundër sulmeve nga terroristët tekfirxhinjë.

Imam Hamaneika theksuar se Hz. Muhammedit i është dhënë detyra dhe është dërguar për të ndërtuar urdhëresën islame, për të ngritur të drejtën dhe drejtësinë, për të zhvilluar moralin dhe mënyrën e jetesës islame dhe për të zbatuar urdhëresat islame si dhe për ta bërë kulturën e shoqërisë në të gjitha aspektet të përshtatshme me urdhëresat dhe mësimet e Kur’anit Kerim.

Imam Hamanei e ka vazhduar kështu më tej fjalën e tij: “Republika Islamike e Iranir ka arritur të kapërcejë dhe të neutralizojë shumë kërcënime terroriste, kërcënime terroriste etnike, nacionaliste dhe përçarëse si dhe kërcënime madhore që do ta ekspozonin në një luftë të mundshme. Fuqitë kolonizatore dhe imperialiste janë munduar që të zhvillojnë goditje vdekjeprurëse kundrejt popullit iranian, që të rrëzojnë apo të dobësojnë stabilitetin e republikës islamike si dhe të devijojnë dhe të tjetërsojnë kuptimin e vërtetë të Islamit. Në ditët e sotme, këto rreziqe kanë marrë forma të reja. Ato vazhdojnë në tipin e luftrave të buta që konsistojnë në sulmet politike, ekonomike, shoqërore si dhe të sigurisë dhe kulturore. Po  kështu, fuqitë armiqësore po punojnë që të rrënojnë ekonominë iraniane duke aplikuar sanksione dhe duke hedhur baltë mbi periudhën e zhvillimit nëpërmet investimeve.”

Shtetet e zhvilluara e kanë pëplotësuar zhvillimin e tyre ekonomik dhe atë teknologjik nëpërmjet investimeve që janë bërë në ndërtim dhe në fushat e zhvillimit. Pikërisht për këtë arsye, Këshilltari i Revolucionit Islamik e ka emëruar këtë vit të ri kalendarik iranian si viti i “rilindjes së ekonomisë: prodhim-punim” dhe është shprehur përsëri se kjo situatë duhet të vazhdojë me një vendosmëri të madhe. Pas suksesit të Revolucionit Islamik janë realizuar edhe ngritje dhe zhvillime në disa fusha të ndryshme. Megjithatë, ende duhet bërë më shumë punë dhe përpjekje për të arritur zhvillimin dhe zgjerimin teknologjik dhe shkencor të përcaktuar.

Armiqtë e popullit iranian po mundohen që ta pengojnë zhvillimin e Iranit përsa i përket fushave teknologjike dhe ekonomike. Qëllimi i tyre është që me anë të ngërçit të ekonomisë, populli iranian të fillojë të humbasë shpresën. Megjithatë, populli iranian nuk e ka ulur kokën përballë gjithë presionit të jashtëm dhe sanksioneve dhe ka qënë i vendosur të ndërmarrë dhe po kështu ende vazhdon të ndërmarrë çdo sakrificë të nevojshme për të mbajtur të gjallë stabilitetin e republikës islamike. Populli iranian i ka dal në mbrojtje me fanatizëm Islamit, pavarësisë së vendit të tij dhe lirisë. Kjo është edhe arsyeja se pse armiqtë nuk kanë mundur të kenë ndikueshmëri në asnjë fushë me anë të sulmeve të tyre.



Burimi : Rast Haber