Ultimatumi i Tillersonit për Rusinë

Publikuar në Prill 12, 2017, 1:20 a.m.

Sekretari shtetëror amerikan Rex Tillerson të martën ka dhënë ultimatum Rusisë, me të cilin nga Moska kërkon që të vihet në anën e SHBA-së dhe vendeve tjera të cilët kanë mendim të njëjtë sikurse SHBA-të apo të bashkëngjitet Iranit, Bashar al Asadit dhe Hezbollahut.

Në ndërkohë, Tillerson pas takimeve urgjente në Itali me diplomatë të lartë perëndimor, ka fluturuar drejt Moskës, në të cilën të mërkurën do të mbajë bisedime me zyrtarët e atjeshëm rus, në mes tjerash me ministrin rus të punëve të jashtme Sergej Lavrovin. Tillerson më herët ka thënë se është e paqartë se Rusia ndoshta nuk e ka marr si seriozisht obligimin e saj që Sirinë ta pastrojë nga armët kimike, apo ndoshta”është e paftë për këtë”. “Po kjo megjithatë, për të vdekurit nuk është shumë me rëndësi”, ka cek sekretari shtetëror amerikan.

“Nuk mund të lejojmë se kjo të ndodh përsëri. Duam të zbusim vuajtjet e popullit sirian. Rusia mund të jetë pjesë e ardhmërisë dhe të luaj rolin e rëndësishëm. Apo mund të mbajë akoma lidhjen me grupin, për të cilin besoj se nuk do t’i shkojë përdore interesave ruse në shtigje të gjata”, ka thënë Tillerson.

SHBA-të, sikurse ka cek, shpreson se Rusia do të heq dorë nga mbështetja e Asadit “pasi që aksionet, sikurse ai i sulmit kimik, e kanë privuar atë prej çfarëdo legjitimitetit”, dhe se Moska duhet të kuptojë se ka marr anën e “partnerit jo të besueshëm”. Sipas fjalëve të Tillersonit, është e qartë se SHBA-të nuk shohin kurrfarë roli të Asadit në ardhmërinë e Sirisë në çfarëdo zgjidhje paqësore për këtë shtet të shkatërruar me luftë, duke marr parasysh se ai e ka humbur legjitimitetin.

“Të gjithëve është e qartë se epoka e pushtetit të familjes së Asadit po i vie fundi. Megjithatë pyetja është se si të përfundoj kjo qeverisje e tij  dhe çështja e vet tranzicionit do të mund të ishte shumë e rëndësishme, sipas mendimit tonë, për stabilitetin  e përhershëm të Sirisë së bashkuar”, ka cek Tillersoni. Pasi që grupi G-7 ka bërë thirrje në përpjekje diplomatike për zgjidhjen e konfliktit sirian dhe krijimi i paqes së përhershme për Sirinë e bashkuar, Tillersoni ka shprehë shpresën se”Asadi nuk do të jetë pjesë e asaj ardhmërie”.

Ai ka cek se bisedimet për ndërprerjen  e zjarrit , në të cilën Rusia dhe Irani kanë ndërmjetësuar në kryeqytetin e Kazakistanit, mund të krijojnë uverturë drejt bisedimeve të gjera për tranzicionin politik, kur bisedimet në Astana do të mund të sjellin gjer në paqe të përhershme, por “ato gjer tani nuk kanë sjell progres të madh”.



Burimi : Al Jazeera