G-7 po shqyrton sanksionet tjera kundër Rusisë

Publikuar në Prill 11, 2017, 3:53 a.m.

Në Itali ka filluar takimi dyditor i vendeve më të fuqishme industriale në botë, G-7. Ministri i punëve të jashtme të Britanisë së Madhe ka thënë se po shqyrtohen vënia e sanksioneve shtetasve të caktuar rus si dhe zyrtarëve ushtarak sirian. Kjo do të jetë përgjigje në sulmin kimik në Siri javën e kaluar, për të cilin aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzojnë qeverinë siriane të Bashar al Asadit dhe mbështetësit e tij rus.

“Shumë e rëndësishme në këto kushte për botën të prezantohet fronti i unifikuar, i përbashkët. Absolutisht nuk ka paqartësi në mesazhin të cilën e dërgojmë Rusisë: a duan ata të ruajnë regjimin dhe njerëzit të cilët e sulmojnë popullin e vet me armë kimike? Apo duan të punojnë me amerikanët dhe vendet tjerat të G-7 dhe të tjerët të cilët janë për ardhmërinë e re të Sirisë. Loja tani ka ndryshuar dhe është e rëndësishme që Rusia të dëgjojë këtë porosi”, ka thënë Johnson.

“Janë shumë çështjet në të cilat duhet përgjigjur gjatë këtyre dy ditëve, në takimin vjetor të ministrave të punëve të jashtme të G-7. Supozojmë se do të publikohet në deklaratë e përbashkët, me të cilin Rusisë do të bëhet qartë se është koha të ndërprerë mbështetjen e kryetarit Asad, dhe se do të duhej të shfrytëzojë ndikimin e saj politik mbi kryetarin Asad dhe të sjell atë në tryezën e bisedimeve, në pajtim më marrëveshjen paqësore të arritur nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara”.

“Disa vende perëndimore veç kanë shprehur mbështetje sulmeve ajrore amerikane në bazën ajrore siriane, të cilët i kryen SHBA-të. Kemi dëgjuar edhe deklaratën e rreptë të ministrit britanik të punëve të jashtme Boris Johnsonit i cili poashtu po merr pjesë në takim. Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë, në rast se nuk i nënshtrohet kërkesës sonë.  Sikurse që kemi dëgjuar shumë herë gjatë ditëve të kaluara, një sulm ajror nuk e bënë strategjinë dhe është numri i madh i çështjeve pa përgjigje në ndryshimin e çartë të pozitës amerikane për kryetarin Asad. A do të thotë kjo se Amerika tani në aspektin ushtarak do të ketë rolin më aktiv kur është fjala për Asadin. Çfarë do të jenë pasojat për marrëdhëniet diplomatike me Rusinë? Natyrisht, çfarë kjo do të thotë për shpresën se do të gjendet zgjidhja politike e konfliktit sirian. Këto janë pyetjet të cilët më vonë me siguri do të shtrohen sekretarit shtetëror amerikan Tillersonit”.



Burimi : Al Jazeera