Hizbullah: Akoma ekziston rreziku që Siria të shpërbëhet

  • Hizbullah: Akoma ekziston rreziku që Siria të shpërbëhet
Publikuar në Mars 31, 2017, 1:53 a.m.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Naim Kasimi është shprehur se ende ekziston rreziku që Siria të shpërbëhet.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Naim Kasimi gjatë një deklarate që ka dhënë për televizionin El Meyadin është shprehur se në Siri pavarësisht se është shuar mundësia për një zhgjidhje të konfliktit pa përfshirjen e Bashar Assadit, ende ekziston rreziku që Siria të shpërbëhet.

Shejh Naim Kasimi, i cili ka theksuar faktin se asnjëra nga palët ende nuk i ka konkluduar propozimet e mundshme në lidhje me Sirinë është shprehur se për sa kohë nuk përjashtohen propozimet politike të Amerikës në lidhje me Sirinë nuk do të jetë e mundur kurrësesi që të vlerësohet dhe analizohet një zgjidhje konkrete në lidhje me situatën.

Shejh Naim Kasimi, i cili ka prekur edhe çështjen e kërcënimeve të Izraelit në lidhje me një luftë të mundshme me Libanin ka theksuar se të gjitha shenjat tregojnë se Izraeli nuk është vërtetë i gatshëm që futet në një luftë dhe se në të kundërt, Hizbullahu është i gatshëm në çdo këndvështrim për një luftë të mundshme.

Shejh Naim Kasimi është shprehur se “Që prej luftës së vitit 2006 dhe deri më tani, Hizbullahu ka treguar zhvillime të mëdha të kapaciteteve të veta në çdo aspekt. E kemi rritur fuqinë tonë në aspektin strategjik, ekspertizës, të burimeve të armëve dhe njerëzore. Shumica e popullit të Libanit e mbështet luftën dhe fitoren tonë kundrejt tekfirxhinjve në Siri.”

Shejh Naim Kasimi, i cili ka prekur edhe çështjen e Arabisë Saudite gjatë fjalimit të tij është shprehur se sauditët kanë bërë shumë gabime, kanë kryer shumë krime, megjjithatë pavarësisht të gjithë këtyre Hizbullahu nuk e sheh Arabinë Saudite si një armike në shkallën që sheh Izraelin.

Shejh Naim Kasimi, i cili ka theksuar se Hamasi, pavarësisht problematikave që ka pasur me Hizbullahun dhe Iranin në lidhje me çështjen e Sirisë, në asnjë moment nuk i ka shkëputur marrëdhëniet e tij me Iranin, Hizbullahun dhe Luftëtarët e Izzeddin el-Kassamit ka deklaruar se së shpejti do të normalizohen marrëdhëniet e Hizbullahut dhe Iranit me Hamasin.

Shejh Naim Kasimi, i cili ka prekur edhe çështjen e luftës së Jemenit, duke theksuar se Arbia Saudite nuk ka mundur që të përmbushë asnjë ndër qëillimet që kishte parashikuar është shprehur se duke qënë se lufta ka ndaluar, Jemeni është detyrimisht fitues i kësaj lufte.

Shejh Naim Kasimi ka theksuar se kushtet në Jemen e kanë detyruar Hizbullahun që të mos ndërhyjë drejtpërsëdrejti në Jemen dhe se edhe vetë jemenasit nuk e kanë kërkuar një gjë të këtillë, megjithatë edhe tani Hizbullahu ende vazhdon t’i mbëshhtesë jemenasit në bazë të mundësive të ofruara.



Burimi : Yakın Doğu Haber