Digjet xhamia e vjeter në Greqi

Publikuar në Mars 23, 2017, 1:46 a.m.

Një xhami osmane e shekullit të 15-të në qytetin grek Didymoteicho është dëmtuar të mërkurën kur u pushtua nga zjarri gjatë punëve për restaurimin e saj, kanë thënë zyrtarë lokalë.

“Për momentin nuk ka shenja që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht”, ka thënë Nathanail Rigas, shef i zjarrfikësve të rajonit të Trakit, në kufi me Turqinë, për AFP-në, transmeton Koha.net.

Zjarrfikësit thanë se zjarri kishte shpërthyer në mëngjes në afërsi të xhamisë Sulltan Bajezi I, njëra nga më të rëndësishmet e këtij lloji në rajon.

Ndërkaq, raportohet se kulmi i xhamisë, i ndërtuar nga druri, është shkatërruar tërësisht.