Furnizimi i Kinës me Su-35 dhe S-400 ka shqetësuar SHBA-të

Publikuar në Mars 22, 2017, 1:03 a.m.

Rritja e dërgesave të armëve ruse në Kinë po e kërcënon primatin e aviacionit amerikan theksohet në raportin e Komisionit të Kongresit për përcjelljen e ekonomisë dhe sigurisë në marrëdhëniet në mes SHBA-ve dhe Kinës. Autorët e hulumtimeve konsiderojnë se shitja e armëve ruse Kinës, sikurse që është sistemi për mbrojtjen kundërajrore S-400 dhe gjuajtësit luftarak Su-36 do të ”kërcënojë” superioritetin e SHBA-ve në ajër. Për më tepër teknologjia ruse do të mundësojë Pekinit të shpejtojë zhvillimin e avionëve-gjuajtës të veta bashkëkohore.

Armatosja e armatës kineze me sistemet S-400, të cilët në raport emërtohen “si një nga sistemet më të mira në botë” do t’i jep Pekinit mundësinë jo vetëm të forcojë mbrojtjen e vet kundërajrore, por edhe të arrijë superioritetin në ajër mbi territorin e Tajvanit kur do të vendosen këto sisteme në brigjet e ngushticës së Tajvanit ceket në raport. Zhvillimi i bashkëpunimit ushtarak dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake ruso-kineze  dëshmojnë se të dyja vendet janë të interesuara për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në fushën e sigurisë ushtarake. Megjithatë pak është i mundshëm themelimi i plotë i bashkëpunimit ushtarak në mes dy shteteve në një të ardhme të afërt, cekin autorët e raportit. Konkretisht , sipas mendimeve të analistëve, është e diskutueshme mundësia që Moska dhe Pekini të nënshkruajnë marrëveshjen për ndihmë ushtarake në rast të konfliktit ushtarak  me palën e tretë. Pa marr parasysh në këtë, zhvillimi i bashkëpunimit ushtarak në mes Rusisë dhe Kinës pa mëdyshje komplikon pozitën e SHBA-ve në rajon, ceket në raportin e Komisionit të Kongresit amerikan për siguri.

Rusia furnizon Kinën me një spektër të gjerë të armatimit të vet. Ashtu që të dyja vendet kanë nënshkruar kontratën për furnizimin me sisteme të mbrojtjes kundërajrore S-400, ndërsa në shkurt të vitit 2017 ka filluar realizimi i kontratës së nënshkruar në vitin 2015 për shitjen e avionëve gjuajtës bashkëkohor ushtarak rus Su-35.

Më herët në media janë paraqitur informatat se Rusia ka filluar të dërgojë sistemet S-400 Kinës, për shërbimi federal për bashkëpunimin tekniko-ushtarak ka demantuar këto raporte  si të parakohshme.



Burimi : Sputnik