Tani s’ka pse priftërinjtë të jenë patjetër të pamartuar

Publikuar në Mars 12, 2017, 3:22 p.m.

Papa Françesku ka thënë se është i hapur ndaj idesë që meshkujt e martuar të bëhen priftërinj, për të luftuar mungesën e klerikëve në Kishën Katolike.

Ai në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Zeit”, ka thënë që mungesa e priftërinjve katolik është një problem i madh për kishën si dhe që ishte i hapur ndaj ideve të reja dhe ndryshimit të rregullave për të drejtën për t’u bërë prift.

“Duhet të konsiderojmë që “viri probati” mund të jetë një mundësi. Në qoftë se po, duhet të vendosim se cilat detyra do të kryejnë ata” ka thënë Papa Françesku.

“Viri probatin” është termi latin për “meshkujt e provuar” apo të martuar, që kanë besim dhe vlera të larta.

Sipas asaj që ka thënë Papa Françesku, kjo do t’u lejohet për meshkujt që janë ta martuar dhe dëshirojnë të bëhen priftërinj, por, kjo nuk do të lejoj që priftërinjtë të martohen.