Kina Reagon Ndaj Planit Të Sh.B.A.-së Për Të Ndërtuar Një Bazë Ushtarake Në Bab Mendeb

Publikuar në Mars 1, 2017, 5:10 a.m.

Kina kundërshton një marrëveshje ekonomike dhe sigurie mes Sh.B.A.-së, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për të zbarkuar trupa në ishullin jemenas të Perimit, që gjendet në Ngushticën e Bab Mendebit, për të ndërtuar një bazë ushatarake, në kuadër të të ashtuquajturit projekti i “NATO-s arabe”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Geng Shuangu bëri të ditur reagimin e Kinës, në pika të përgjithshme, për agjensinë lajmeve Reuters më 24 shkurt, në konferencën e tij të rregullt.

Duke vënë theksin se zbarkimi i trupave, i këtyre tre kombeve, në një shtet i cili nuk ka një qeveri të pavarur, “është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”. Ai shtoi: “Ndërtimi i një baze ushtarake, në këtë ishull strategjik, nga ana tre shteteve të lartpërmendura, jo vetëm që rrezikon sigurinë e ujërave ndërkombëtare, por bie ndesh dhe me përfitimet ekonomike të Kinës dhe shteteve të Bashkimit Europian”.

Ashtu siç njofton një raport, nga Agjensia e Vëzhgimit Ndërkombëtar e Janesit, bëhet i qartë një numër i pamjesh të përftuara satelitore në 360 gradë, të shënuara në fillim të këtij muaji, duke shfaqur hapur se Emiratet e Bashkuara Arabe, duke bashkëpunuar me Sh.B.A.-në dhe Egjiptin për të ndërtuar, një bazë ushtarake, në ishullin jemenas të Perimit, që gjendet në Ngushticën e Bab Mendebit.



Burimi : http://iuvmpress.com/