Borxhet e shteteve të rajonit të Ballkanit

Publikuar në Shk. 26, 2017, 1:54 a.m.

Mali i Zi gjendet në mes shteteve evropiane të cilët po përballen me rrezikun e rritjes së borxhit publik, ka cek Banka Botërore në parashikimet e reja ekonomike globale. Borxhi publik i Malit të Zi është 2,3 miliard euro, gjegjësishtë 58,84% të bruto produktit vendor(GDP-së). Rrezikun e rritjes së borxhit publik, sikurse cek Banka Botërore e ka edhe Shqipëria, Bjellorusia, Kroacia, Hungaria, Polonia dhe Ukraina. Gjendja e borxhit të përgjithshëm të entitete të Bosnjës e Hercegovinës po përkeqësohet. Vet borxhi gjatë 10 viteve të kaluara është rritur, dhe se në nivelet e entiteteve kanë ndryshuar bile edhe  ligjet të cilët i kanë përcaktuar pragun e borxhit, ashtu që janë marrë kredi të reja. Bosnja e Hercegovina ka borxh 6 miliard euro, gjegjësisht 41, 5 % të GDP-së. Ministria e financave të Serbisë ka njoftuar se gjendja e borxhit publik në dhjetor të vitit 2016 ishte 25 miliard euro, gjegjësisht 72,9 % të GDP-së. Borxhin më të ultë e ka Maqedonia 3, 4 miliard euro, gjegjësisht 38% të GDP-së, dhe Kosova 852 milion euro,  gjegjësisht 14,47% GDP-së. Borxhi publik apo shtetëror përbën shumën të cilët shtetet kanë marrë hua për të financuar deficitet e kaluara.

Më tutje do të prezantojmë borxhin publik të shteteve të rajonit të Ballkanit sipas kokë banorit. Shënimet fitohen ashtu që borxhi publik pjesëtohet me numrin e banorëve të shtetit përkatës.

         E para është Sllovenia,  çdo shtetas slloven ka borxh 16500, oo Euro.

         E dyta, Kroacia, çdo shtetas  kroat ka borxh 8910,oo Euro.

         E treta, Serbia, çdo  shtetas serb ka borxh 3526,oo Euro.

         I katërti, Mali i Zi, çdo shtetas malazias ka borxh 3582,oo Euro.

         E pesta, Shqipëria, çdo shtetas shqiptar ka borxh 2600,oo Euro.

         E gjashta, Maqedonia, çdo shtetas maqedonas ka borxh 1644,oo Euro.

         E shtata, Bosnja e Hercegovina, çdo shtetas boshnjak ka borxh 1579,oo.

         E teta, Kosova, çdo shtetas kosovar ka borxh 452,oo Euro.



Burimi : Al Jazeera