Ajetullah Xhafer Subhani: Mbrojtja e Shejh Isa Kasimit është obligim

Publikuar në Shk. 18, 2017, 11:11 p.m.

"Po të isha në Bahrejn,  unë do të bashkohem me popullin e Bahrejnit dhe të ulem jashtë shtëpisë të Shejh Isa Kasimit në Diraz për të mbrojtur atë, " tha Ajetollah  Xhafer  Subhani.

Ajetullah Xhafer Subhani, një autoritet i lartë fetar, priti një grup të dijetarëve të Bahrejnit që aktualisht banojnë në Kum , Iran. Gjatë takimit që u mbajt në zyrën e tij të shtunën, 28 janar, 2017, autoriteti fetar tha:

"Është gjë e pa pëqyeshme  e qytetarëve të Bahrejnit të tërhiqen nga vendosmëria e tyre pas gjithë këtyre sakrificave dhe vështirësive që ata kanë kaluar. Është e rrugë e gabuar të tërhiqen përballë Al Halifah. "

Ai shtoi: "Ky revolucion duhet të ruhet, ai duhet të mbahet gjallë në zemrat dhe komunitetet e bahrejnasve, por gjithashtu duhet të përkrahet  nga strategjitë e mençura dhe të moderuara.

Ajetullah Xhafer  Subhani shprehu më tej mbështetjen e tij për udhëheqësin e muslimanët shiitë të Bahrejnit, udhëheqësin shpirtëror, Shejh Isa Kassimin, duke përsëritur: "Është një detyrim fetar për të mbrojtur Ajetullah Shejh Isa Kasimin, ai konsiderohet si udhëheqës i muslimanëve shiitë në Bahrein. "

"Po të isha në Bahrejn, unë do të bashkohem dhe të ulem me bahrejnasit jashtë shtëpisë  së Shejh Isa Kassimit në Diraz për të mbrojtur atë, " tha Ajetullah Xhafer  Xhafer Subhani.

"Anulimi i shtetësisë së Shejh Isait apo arrestimi i tij do të sillte pasoja të rënda, prandaj, është një detyrim fetar për të mbrojtur Shejh  Isa Kassimin dhe shtëpinë e tij nga forcat e Al Halifah."

Autoriteti i lartë fetar përfundoi fjalimin e tij duke thënë:

"Fjalët e Shejh Isa Kassimit janë me të vërtetë të qeta dhe racionale; në qoftë se sundimtarët e Al Khalifah janë  të urtë do ta dëgjojnë këshillën e tij për shkak se ato janë shumë të çmueshme. "



Burimi : TNA