Bosnja e Hercegovina do të paraqes revizion kundër Serbisë

Publikuar në Shk. 18, 2017, 2:47 a.m.

Në këshillimin i cili është mbajtur në Sarajevë nën kryesinë e anëtarit boshnjak të Kryesisë së BeH-së Bakir Izetbegoviqit, është vendos që BeH-ja të paraqet kërkesën Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë  për revizion kundër aktgjykimit  të Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë në Hag  lidhur me padinë e BeH-së kundër Serbisë dhe Malit të Zi për gjenocid. Kjo është vendos në  këshillimin e sotshëm i cili është mbajt në Bashkinë e Sarajevës, në organizim të Fondacionit për Drejtësi të BeH-së dhe Institutit për hulumtimin e krimeve kundër njerëzimit dhe drejtës ndërkombëtare.

Izetbegoviqi ka deklaruar se me vite” është përpiluar mozaiku për  dorëzimin e kërkesës për revizion, ndërsa guri kyç në këtë mozaik ishte gjykimi i ish komandantit të ushtrisë serbe në Bosnjë Ratko Mlladiqit”.” Na intereson procesi i pajtimit, i bazuar në vërtetën”, ka deklaruar Izetbegoviq. Unanimisht janë miratuar dy konkluzion:

  1. Pjesëmarrësit mbështesin qëndrimin e referuesit se janë pjekur kushtet për revizion të aktgjykimit.
  2. Kuptimi i revizionit është përcaktimi i vërtetës për rolin e regjimit të atëhershëm të Serbisë në provat gjyqësore të vërtetuar të gjenocidit mbi boshnjakët. Revizioni është shprehje e obligimit ndaj viktimave të gjenocidit.

Ky vendim, megjithatë do të hap shumë pyetje, se a mund Bakir Izetbegovqi në emër të BeH-së të parashtrojë kërkesë të tillë, duke marr parasysh se dy anëtar tjerë të Kryesisë së BeH-së, serbi Mladen Ivaniq dhe kroati Dragan Çoviqë nuk e përkrahin një vendim të tillë. Izetbegoviqi ka konfirmuar se qëndrimi i përgjithshëm i pjesëmarrsve të këshillimit se BeH-ja duhet të nis revizionin e aktgjykimit.

Në konferencën për gazetarë, anëtari i Kryesisë së BeH-së Bakir Izetbegoviqi ka thënë se profesori Sakib Softiqi ka mbështetjen e tij të pa rezerv që të paraqet kërkesën për revizion të aktgjykimit të Hagës. “ Do të ketë krizë, por jo asisoj, pasi që krizat e rënda, rebelimet, ndodhin kur shtetet popujve përpiqen t’ia marrin ndonjë drejtë vitale. Ata të cilët na frikësojnë me kriza, po përpiqen të na marrin të drejtën e cili na takon, e kjo është drejta për hulumtimin e vërtetës. Revizioni i aktgjykimit sjell rrezik evident me vetveten, por tërheqja nga përpjekja që të vendoset e vërteta dhe të tregtohet me gjenocidin do të sillte dëme viktimave dhe popullit të cilin e përfaqësojmë”, ka përfunduar Izetbegoviq.