Forcat jemenase rrëzuan një helikopter saudit apache në Naxhran

Publikuar në Shk. 2, 2017, 4:47 a.m.

Forcat jemenase kanë rrëzuar një helikopter Apache Saudit në jug të Provincës Naxhran të mbretërisë në një sulm të freskëta në përgjigje të agresionit ushtarak vdekjeprurës  të Rijadit.

Televizioni al-Masirah i Jemenit njoftoi se helikopteri u rrëzua të enjten  ndërsa ishte duke sulmuar pozicionet e mbajtura nga luftëtarët Jemenit.

Raporti më tej vuri në dukje se forcat jemenase shkatërruan një tank Abrams dhe vranë pesë ushtarë sauditë në bazën ushtarake  Kijadah të Nexhranit.

Tre ushtarë të tjerë sauditë kanë humbur jetën në bazën ushtarake Talah në Nexhranit.

Dy tanke saudite u shkatërruan në bazën ushtarake Raxhla Najxhran në  rajonin jugperëndimor të  Xhizanit.

Për më tepër, snajperët  jemenas vranë ushtarë sauditë në Rajonin Asir.

Ndërkohë, Houthët  dhe ushtria e Jemenit mori kontrollin e disa pozicioneve të mbajtura nga mercenarë sauditë në lagjen Sabrin e Xhawf në provincën veriore të Jemenit.

Ata gjithashtu sulmuan mercenarët  sauditë në  province Shabwah, duke lënë një numër të militantëve të vdekur dhe të plagosur.

Arabia Saudite  vazhdimisht ka sulmuar Jemenin që nga marsi  i vitit 2015, me qëllim të rikthimit të qeverisë së mëparshme dhe shkatërrimin e lëvizjes së Huthëve ‘Ansarullah’. Që atëherë, Houthët  dhe ushtria e Jemenit kanë  mbrojtur Jemenin kundër ofensivës së Arabisë Saudite.

Më shumë se 11,400 jemenas, duke përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë në agresion ushtarak saudit, sipas numërimit të fundit nga një grup monitorues i Jemenit.



Burimi : Press TV