Përqafimi i Islamit Shiit lejohet si përqafimi i Islamit sunnit

Publikuar në Jan. 25, 2017, 1:55 a.m.

Një këndues i shquar egjiptian i Kur'anit theksoi se Islami Shia është një nga shkollat ​​e njohura të mendimit në Islam ashtu siç është Islam Sunni.

I pyetur nga rrjeti i lajmeve Al-Shaab al-Misri në lidhje me pikëpamjen e tij për Shiizmin, Shejh Ahmed Ahmed Noaina  iu referuar një Fetvaje (dekret fetar) nga një ish myftiu egjiptian dhe dijetari, Shejh  Mahmud Shaltout, duke nënvizuar se Islami Shiit  është i lejuar siç janë të lejuara katër shkollat ​​Sunnite.

Shejh Sheltuti ishte rector i Universitetit të njohur al-Az-har në Egjipt, një nga qendrat kryesore të dijes sunnite në botë, dekada më parë.

Në një Fetva, e lëshuar në vitin 1959, Shejh Sheltut theksoi se Shkolla Shiite Xha’feri  është një shkollë e mendimit që është fetarisht e saktë për të ndjekur në adhurim sikurse shkollat ​​tjera të mendimit Sunni.

"Muslimanët duhet të dinë këtë, dhe duhet të përmbahen nga paragjykimi i padrejtë për ndonjë shkolle të veçantë të mendimit, që fenë e Allahut dhe Ligjin e Hyjnor  (Sheriati) asnjëherë nuk është i kufizuar në një shkollë të caktuar të mendimit," shtoi ai në Fetva tij .

Shejh Ahmed Ahmed Noaina theksoi  në këtë fetva dhe tha: kushdo që dëshmon për njëshmërinë e Zotit dhe profetësinë e Muhammedit (a.s.  dhe falë namazin,  dhe agjëron muajin Ramazan  ai është musliman.

"Ne, muslimanët, duhet të bashkohemi si një Ummet", ai theksoi,  me keqardhje përpjekjet nga disa për të nxitur përçarje në mesin e muslimanëve.

Ai vazhdoi duke thënë se të gjithë muslimanët duhet të përqëndrohen në të përbashkëtat e  tyre në vend të dallimeve.



Burimi : IQNA News