“Kujdesu për të varfërit’’kërkoi nga Trump, Papa Françesku

Publikuar në Jan. 24, 2017, 1:47 a.m.

Papa Françesku e ka ftuar presidentin e Amerikës, Donald Trump që gjatë mandatit të tij të udhëhiqet nga vlerat etike dhe të kujdeset për të varfrit.

Në urim për Trumpin, Papa ka thënë se lutet që vendimet e Trumpit të jenë të bazuar në frymën dhe vlerat etike të njerëzimit, të cilat e kanë përcjellë popullin amerikan dhe përkushtimin e kombit amerikan në përparimin e njerëzimit dhe lirive në mbarë botën.