Mbledhja komemorative për Rafsanxhanin në Sarajevë

Publikuar në Jan. 13, 2017, 11:33 p.m.

Mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së ish kryetarit të Republikës Islame të Iranit, Hashemi Rafsanxhanit, është mbajtur në Sarajevë në bibliotekën e Gazi Husrevbeut në organizim të ambasadës iraniane në Bosnjë e Hercegovinë. Agjencia Fars lajmëroi se folësit kanë shpreh ngushëllime më të thella familjes së Rafsanxhanit, ambasadorit iranian, udhëheqjes dhe popullit të Iranit dhe kanë theksuar mendimin e përbashkët se ishte njeri dhe burrështetas i madh me vdekjen e të cilit Republika Islame e Iranit ka humb një figurë markante dhe një burrështetas, populli iranian një veteran të revolucionit islamik, gjersa bashkësia botërore ka humb  njërën nga personalitetet më eminent politik me qëllime të mira. Për Bosnjën e Hercegovinës vdekja  e tij paraqet humbjen e një miku të sinqertë dhe vullnetmirë i cili është angazhuar me ndihmë konkrete në ditët më të vështira që përjetoi Bosnja gjatë luftës së viteve 1992-1995. Përveç ambasadorit të Iranit në BeH-a Mahmud Hajdarit, për personalitetin e Rafsanxhanit kanë fol kryesuesi i Dhomës së popujve të Parlamentit të BeH-së Safet Softiq, ministri i punëve civile të BeH-së Adil Osmanoviq, i cili njëkohësisht ishte edhe i dërguari i kryesuesit të Kryesisë së BeH-së Bakir Izetbegoviqit, ish Reisi i Bosnjës Mustafa ef. Ceriqi, kryetari i kuvendit të Rijasetit Hasan Çengiqi, si dhe kryetari i Shoqatës së miqësisë boshnjako-iraniane Enver Alibegoviqi dhe themelues i Fondacionit “Mulla Sadr”  në Bosnjë e Hercegovinë Akbar Ejdi.

Ambasadori iranian Mahmud Hajdari theksoi se Rafsanxhanit për shkak të qëndrueshmërisë dhe këmbëngulësisë së idesë së tij, shumë vite ka kaluar në burgjet e regjimit të shahut dhe pas revolucionit ishte njëri nga veteranët në përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë për popullin palestinez. Ishte edhe figurë fetare i cili u përpjek për unitetin e botës islame, duke i kushtuar rëndësi të madhe në unitetin e brendshëm të Iranit dhe pozitës së tij të jashtme politike në botë. Shumë ka kontribuar në ripërtëritjen e shtetit iranian pas luftës tetëvjeçare me Irakun, gjersa gjatë revolucionit, imam Homeini e ka emëruar në funksionin për çështjet e mbrojtjes së vendit, ka thënë në mes tjerash ambasadori iranian Hajdari. Safet Softiqi i cili para njëzet ditësh ishte takuar me Hashemi Rafsanxhanin, tani të ndjerë, ka theksuar se ka takuar një mik të sinqertë të Bosnjës e Hercegovinës, pasi që përveç situatës politike dhe rrugës evropiane të saj, është interesuar edhe për statusin social, çështjet ekzistenciale të boshnjakëve. Softiqi ceku se ka konsideruar se me  pietitet Rafsanxhani ka folur për Bosnjën e Hercegovinën dhe me sa pikëllim gjatë viteve nëntëdhjeta ka përcjell ngjarjet e luftës dhe mundimet e popullit boshnjak. Pandërprerë është angazhuar në ardhmërinë e sigurt të iranianëve, si dhe të tjerëve në botë. Ish Reisi Mustafa ef. Ceriqi përveç tjerash ka theksuar se Rafsanxhani ishte njeri autentik i kulturës persiane dhe Republikës moderne të Iranit, njëri i cili ishte i ndijshëm për ymetin mysliman por edhe me dorën e zgjatur për Perëndimin i cili ose nuk deshi ose nuk diti që këtë dorë të zgjatur të Rafsanxhanit ta pranojë.



Burimi : sahartv.ir