Xhamitë ndihmojnë viktimat në Jemen

Publikuar në Jan. 11, 2017, 9:17 p.m.

Besimtarët, namazlitë  e Xhamisë Fejzan i Medine, në Peterborough, Angli, kanë dhuruar të holla për të ndihmuar ata që janë prekur nga lufta në Jemen.

Një çek prej £ 2000 është dorëzuar Xhamisë Fejzan -Medine  në Rrugën Gladstone për të ndihmuar viktimat e konfliktit në Jemen.

Çeku u dorëzua nga kryetari i xhamisë, Abdul Choudhuri përfaqësuesve të Shoqatës Bamirëse Islame. Kjo ndihmë vjen pas ndihmave në Siri për viktimat e luftës civile, ku ndihmuan me £ 1500 dhe me £ 4,000 për të mbështetur familjet në nevojë në Kashmir, raportoi  gazeta Peterborough Today.  

Mr. Abdul Choudhuri tha: "Ne kemi bërë një njoftim në namazin e Ditës së Xhuma për këtë ndihmë bujare e cila është e nevojshme.

"Ne vetëm kemi dhuruar para për organizatat bamirëse  të cilat kanë njerëzit atje në terren dhe mund t’i shpërndajnë."

Që nga marsi i viti 2015, regjimi Rijadit ka kryer një fushatë vdekjeprurëse për të shtypur lëvizjen `çlirimtare të Huthëve të Jemenit ‘Ansarullah’ dhe aleatët e tyre dhe për të sjellë përsëri në pushtet  ish-qeverinë e Jemenit, një aleate e ngushtë e Mbretërisë Saudite.

Agresioni i Arabisë Saudite deri më tani ka lënë më shumë se 10.000 jemenas, kryesisht civilë, të vdekur.



Burimi : IQNA News