Partitë shqiptare në Maqedoni nënshkruan platformën

Publikuar në Jan. 8, 2017, 5:55 p.m.

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, Bashkim Demokratik për Integrim, Rilindja për Besën dhe Aleanca për shqiptarët, kanë miratuar platformën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, si bazë në bisedimet për formimin e qeverisë se re maqedonase. Platforma përbëhet prej 7 pikëve e cila ka të bëjë me barazinë e shqiptarëve të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, zhvillimi i barabartë ekonomik dhe rajonal, forcimin e shtetit ligjor, krijimin e besimit në marrëdhëniet ndëretnike, zgjidhjen e emrit të diskutueshëm me Greqinë për Maqedoninë, ndërtimi i marrëdhënieve të fqinjësisë dhe integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në aleancën veri atlantike të NATO-së. Kur është fjala për barazi, partitë shqiptare duan implementimin e drejtë të parimeve të multietnicitetit në Kushtetutë, mbështetjen e çfarëdo iniciative kushtetuese e cila do të forcojë barazinë kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, si dhe përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e pushtetit.”Kushtetuta e Maqedonisë dihet të përcaktojë se gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik si dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj latin të bëhen gjuhë zyrtare në Maqedoni”, ceket në platformë. Kërkohet që përbërja e re e Parlamentit të Maqedonisë të miratojë Rezolutën me të cilin dënohet gjenocidi mbi popullin shqiptare në Maqedoni në periudhën prej vitit 1912 gjer 1956. Shqiptarët kërkojnë nga Kuvendi të miratojë rezolutën e përbashkët obliguese në të cilin qeveria aktivisht do të përfshihet në zgjidhjen e mosmarrëveshjes rreth emërtimit të Maqedonisë, dhe se në grupet punues për bisedimet direkte me Greqinë të përfshihen edhe përfaqësuesit shqiptar. Miratimi i platformës së përbashkët të shqiptarëve të Maqedonisë ka pasuar pas takimeve të përbashkëta të krerëve politik shqiptar në Maqedoni me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryetarin e Kosovës Hashim Thaqin.

Themelimi i qeverisë së re maqedonase varet nga faktori politik shqiptar, pasi që pa të as njëra parti nga korpusi politik maqedonas nuk mund të sigurojë shumicën e thjeshtë prej 61 deputetëve në Kuvend për të themeluar qeverinë e re.

Kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanov sipas kushtetutës është i obliguar që më së voni deri të hënën, me 9 janar të mandatorë mandatorin për themelimin e qeverisë së re në Republikën e Maqedonisë.