Statuja më e madhe në botë filloi të ndërtohej në Indi

Publikuar në Dhj. 28, 2016, 5:36 a.m.

India ka nisur punimet për ndërtimin e statujës më të madhe në botë, e cila do të përfaqësojë një kryetar hindu të shekullit të 17-të. Vlera e statujës arrin në disa milionë dollarë, ndërsa ka ngjallur debate për koston e lartë, ku disa qytetarë kanë kërkuar peticion për pezullimin e punimeve.

Kryeministri indian, Narendra Modi vendosi gurin e parë të statujës së Chhatrapati Shivaji, që do të ndërtohet në një zonë pranë brigjeve perëndimorë të Bombeit.

Statuja do të jetë 192 metra e lartë, rreth dy herë më e lartë se Statuja e Lirisë në Nju Jork, pesë herë sa ajo e Krishtit në Rio dhe do tejkalojë Budhën gjigant të Tempullit të Pranverës në Kinë e cila mban aktualisht rekordin botëror me 128 metrat lartësi.