Shefi i Hizbullahut: Terrorizmi i tekfirxhinjve nuk është pjesë e Islamit

  • Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze, Hizbullah, Sejjed Hassan Nasrullah ka dhënë një deklaratë nëpërmjet një videoje nga kryeqyteti i Libanit, Beiruti më 23 dhjetor 2016. (Foto nga AFP)
Publikuar në Dhj. 24, 2016, 8:20 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze, Hizbullah ka deklaruar se militanët tekfirxhinjë, të cilët kanë kryer krime të urryeshme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore nuk kanë asnjë lidhje me fenë Islame dhe me figurën më të nderuar të saj, Profetin Muhammed (s.a.s)

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij nëpërmjet një lidhjeje me anë të viedos nga kryeqyteti libanez ie Bejrutit, Sejjid Hassan Nasrullah është shprehur se përpjekjet për të dëmtuar imazhin e Islamit kanë kaluar tashmë në një fazë të re, ai ka theksuar se të gjithë myslimanët kanë përgjegjësinë për të denoncuar këto krime dhe t'i bëjnë të qartë komunitetit ndërkombëtar se krimet nuk janë të lidhura me Islamin.

Ai ka deklaruar se ideologjia prapa ekstremizmit rrjedh nga vehabizmi, dhe se vehabinjtë e kanë bërë një sy qorr në lidhje me çështjet kritike të myslimanëve, veçanërisht në çështjen palestineze.

Nasrullah ka vijuar për më tepër, duke u shprehur se të gjithë myslimanët anë e mbanë botës duhet të denoncojnë barbarizmin e ekstremistëve vahabistë, gjithashtu ai ka shtuar se nuk ekziston asnjë fe, apo ideologji e cila mbështet vandalizmin i grupit terrorist tekfixh i ISIS-it.

Më pas, Shefi i Hizbullahut ka dënuar përpjekjet që bëhen për të krijuar lidhje mes Islamit dhe grupimeve terroriste të këtilla si ISIS-i, duke i përshkruar lëvizje të këtilla si pjesë të skenarit kundër fesë hyjnore.

Nasrullah ka folur kështu: "Feja jonë dhe profeti ynë, Muhammedi (s.a.s) kanë qënë objekt i abuzimeve të mëdha këta vitet e fundit. Kanë qënë tekfixhinjtë ata që kanë abuzuar me fenë tonë dhe me profetin tonë, sepse ata po i kryejnë këto krime në emër të kësaj feje dhe të këtij profeti. Barbarizmat e tekfirxhinjve janë masakra të vërteta në nivel humanitar dhe në nivel kulturor."

Nasrullahu ka dënuar me forcë videon më të fundit që ISIS ka publikuar, ku pretendohet se janë marrë rob dy ushtarë turq, të cilët janë djegur të gjallë në pjesën veri-perëndimore të Aleppos, duke u shprehur se Turqia po paguan çmimin për mbështetjen e saj për terroristët e ISIS-it.

Ai ka kritikuar qeverinë turke për standartin e dyfishtë vis-à-vis në luftën e saj kundër terrorizmit, duke u bërë thirrje zyrtarëve turq që të mbajnë një qëndrim të qartë unanim në lidhje me ISIS-in.

Ndërsa, përsa i përket çështjes së çlirimit të Aleppos dhe rimarrjen në kontroll nga qeveria të gjithë këtij qytet strategjik, nasrullah është shprehur se kjo ka qënë një ndër arritjet më të mëdha në luftën kundër terroristëve tekfirxhinjë.

Sirianët duke festuar më 22 dhjetor 2016 në veri të Aleppos, pasi ushtria siriane ka deklaruar se ka rimarrë nën kontroll të plotë qytetin e dytë më të rëndësishëm në vend.

 

Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut është shprehur se: "Mbështetja që vendet arabe u kanë dhënë militantëve Sirianë gjatë gjashtë viteve të fundit, e kalon mbështetjen që u është dhënë palestinezëve gjatë gjashtëdhjetë viteve."

Ai është shprehur se mposhtja e militantëve në Siri është arritur për shkak të sakrificave të shtetit sirian, ushtrisë, si dhe të luftëtarëve të rezistencës.

Nasrullah ka kritikuar gjithashtu edhe mediat perëndimore dhe një pjesë të mediave arabe për përhapjen e historive fiktive në lidhje me zhvillimet e vazhdueshme në Aleppo, duke u shprehur se këto netëork-e po keqinformojnë opinianin publik duke trasmetuar imazhe të pavërtetë të vendeve të çliruara nga ushtria siriane në Aleppo.

Ai është shprehur se: "subjekte të ndryshme mediatike po pransmetojnë foto të fëmijëve jemenas, duke pretenduar se janë fëmijë sirianë"

Nasrullah ka deklaruar se forcat e qeverisë siriane kanë lejuar evakuimin e militantëve tekfirxhinjë të cilët janë mbështetur nga forca t huaja, nga Aleppo Lindor, ndërkohë të ashtuquajturit "opozita e moderuar" nuk pranojnë që të lejojnë civiët të evakuojnë territoret që ata kanë nën kontroll.

Shefi i Hizbullahut tha se “ Grupet terroriste nuk kanë pranuar qoftë edhe një marrëveshje të vetme për të pranuar ndihmë humanitare për civilët.”

Ai e ka përshkruar çlirimin e Aleppos si një fitre të madhe dhe një zhvillim të rëndësishëm në nivelet politike dhe ushtarake, duke u shprehur më pas se Shtetet e bashkuara po bllokojnë një zgjidhje politike në Siri.

 Nasrullahu ka theksuar se “E ardhmja e Sirisë duhet të përcaktohet nga vetë sirianët.”

Nasrullah ka mirëpritur krijimin e një qeverie të re në Liban, duke udeklaruar se adminidtrata e re duhet të marrë në konsideratë të gjitha problematikat e vendeve arabe dhe nuk duhet të vetëmjaftohet vetëm me detyrat që i lindin nga ligji për zgjedhjet.

Me bindshmëri ai ka mohuar thashethemet se Hizbullahu synon që të marrë kontrollin e të gjitha institucioneve libaneze, duke theksuar se se lëvizja erezistencës ka për qëllim të sigurojë që qeveria e re libaneze do të përfaqësori të gjithë popullin nga të gjitha shtresat.



Burimi : Press TV