Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni

Publikuar në Dhj. 13, 2016, 1:54 a.m.

Zgjedhjet e katërta parlamentare në tetë vitet e fundit kanë pas për qëllim, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të nxjerrin Maqedoninë nga kriza e thellë dyvjeçare politike të shkaktuar nga konflikti i politikanëve maqedonas. Edhe analistët edhe zyrtarë të caktuar të Bashkimit Evropian vlerësojnë se kriza politike nuk do të përfundojë me këto zgjedhje, porse problemet tek do të vijnë. Në muajt në vijim, konsiderohet në Shkup, tensionet do të rriten para se gjithash rreth asaj se cila nga dy opsionet maqedonase do të formojnë qeverinë dhe me cilin parti shqiptare. Sot, të gjitha sytë janë fiksuar në Komisionin zgjedhor shtetëror e cila ka paralajmëruar shpalljen e rezultateve zgjedhore gjer në fund të ditës, duke marr parasysh ne distancën shumë të vogël me mes VMRO-DPMNE-së dhe SDSM-së. Sipas rezultateve të fundit preliminare , të bazuar në 99,72% të votave të numëruara, VMRO-DPMNE ka fituar 38, 06% të votave, gjersa SDSM-ja ka fituar 36,69% vota.

Lideri politik i VMRO-DPMNE-së Gruevski ka shpall fitoren duke cekur se kjo nuk është fitore vetëm e koalicionit, por fitorja e Maqedonisë, ai ka paralajmëruar themelimin e qeverisë së koalicionit, duke thënë se Maqedonia duhet të dal nga kriza politike, dhe se ky është qëllimi kryesor i partisë së tij. Fitoren e ka shpallur edhe lideri i SDSM-së Zaevi i cili para ithtarëve të vet të tubuar para qeverisë, ka thënë:” Regjimi ka ra. Tërë bota duhet të kuptojë se sot e kemi shkruar historinë, dhe se partia e tij e ka një mandat më tepër se VMRO-ja. Por, për të formuar qeverinë do të duhet bërë koalicion me partitë shqiptare, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë së Maqedonisë. Si partner koalicioni mund të jetë partia shqiptare BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila nuk ka arrit sukses duke marr parasysh se në zgjedhjet e vitit 2014 i kishte 19 mandate, e tani vetëm 10 mandate i ka fituar. “ Me hidhërimin tim më të madh them se shqiptarët kanë humbur shumë mandate, BDI-ka fituar në zgjedhje, por kanë humbur shqiptarët”, ka deklaruar në konferencën për gazetarët në Tetovë.

Sipas rezultateve preliminare katër subjekte shqiptare që kanë garuar në zgjedhje kanë arritur këto rezultate. BDI-ja 7,30% të votave, Lëvizja Besa 4,87%, Aleanca shqiptare 2,95%, ndërsa PDSH-ja 2,61%.