Regjimi përsëri pengon namazin e xhumasë për muslimanët shia në Bahrejn

Publikuar në Nën. 27, 2016, 1:57 a.m.

Forcat e regjimit të Bahrejnit  penguan edhe një herë muslimanët shiitë  faljen e namazit të xhumasë në xhaminë Imam Sadikut (a.s.)  në fshatin veriperëndimor, Dirza.

Forcat e regjimit të Al Khalifa bllokuan të gjitha hyrjet në fshat dhe penguan besimtarët nga pjesëmarrja në namazin e xhumasë në xhami, raportoi rrjeti lajmeve al-Alam.

Koalicioni i Rinisë 14 Shkurti në një deklaratë ka dënuar këtë veprim, duke e përshkruar atë si një tjetër akt të shtypjes kundër popullit të Bahrejnit.

Xhamia e Imami Sadikut (a.s.) është vendi ku udhëheqësi i muslimanëve shiitë të Bahreinit,  Ajetullah, Shejh Isa Kassim ka udhëhequr lutjet e namazit të xhumasë.

Më 20 qershor, autoritetet e Bahrejnit ia morën  shtetësinë  Shejh Kassimit më pak se një javë pas pezullimit bllokuan opozitës e vendit, Shoqatë Islamike Kombëtare al-Wefak  dhe shpërndarjen e Institucionit Islamik të Iluminizmit, themeluar nga Shejh Kassimi, dhe opozitën  me emrin Shoqata Islame al-Risala.

Protestuesit kundër - regjimit kanë organizuar demonstrata të shumta në Bahrejn pothuajse çdo ditë që nga 14 shkurti i  2011, duke i bërë thirrje regjimit Al Khalifa të heqë dorë nga pushteti.

Trupa nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - vetë regjime shtypëse Arabe - u vendosën në  Bahrejn në mars të atij viti për të ndihmuar qeverinë e Manama-s  në shtypjen e tubimeve paqësore dhe pro-demokracisë.

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra veprimtarë të tjerë të plagosur    gjatë përleshjeve në Manama  kundër aktivistëve kundër regjimit.



Burimi : IQNA News