Gazsjellësi shkak i vërtetë i luftës në Siri

Publikuar në Tet. 22, 2016, 12:38 p.m.

Gazi dhe nafta që nga kohërat e kaluara janë në fokus në Lindjen e Afërt, shkruan gazeta italiane”Il sole 24 ore” duke theksuar se shkaku i luftës në Siri është pikërisht gazsjellësi i fuqishëm. Sikurse cek gazeta italiane lufta në Siri ka nis pasi që kryetari sirian Bashar al Asad ka refuzuar të pranojë që nëpërmjet territorit sirian të kalojë gazsjellësi i fuqishëm prej Katarit në Evropë. Këtë, cek gazeta italiane ka prezantuar edhe Robert Kenedi i riu në analizën për revistën Politiko, i cili ka sqaruar se”shkaku i vërtet i luftës në Siri është refuzimi i Asadit të pranojë që gazsjellësi nga Katari në Evropë të kalojë nëpër Siri, pas së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën fushatën kundër Bashar al Asadit”. Kenedi i ri, kushëriri i ish presidentit amerikan Xhon Kenedi theksoi se fushata amerikane e denigrimit të kryetarit sirian Bashar al Asadit  ”nuk ka filluar për shkak të protestave të qeta të opozitës siriane gjatë pranverës arabe të vitit 2011, por pasi që Katari ka ofruar të ndërtojë gazsjellësin me vlerë 10 miliard dollar i cili do të kalonte nëpërmjet Arabisë Saudite, Jordanisë, Sirisë dhe Turqisë për  në Evropë, e të cilin e ka refuzuar Asadi. Kryetari Asad , vazhdon shkrimi, e ka arsyetuar me atë që ky gazsjellës do të sjell konflikt me interesat e aleatit të tij të fuqishëm, Rusisë, eksportuesit më të madh të gazit për Evropë.

“Këto ishin arsyet e vështrimit të intervenimit të Moskës në Siri, për mbrojtjen e Asadit, bile edhe i takimit të para ca kohësh në Ankara të kryetarit Erdogan me kryetarin Putin dhe marrëveshjes së tyre të arritur që të ripërtërihen planet për ndërtimin e gazsjellësit”Rrjedha turke”, cek gazeta italiane Il sole 24 ore. Ajo shpreh se”duhet të jesh tepër i kujdesshëm kur flitet për projektet energjetike bilaterale në Lindjen e Afërt, nëse ndokujt i bën shërbim, të jesh i sigurt se dikujt tjetër do të sjellësh dëm”. Gazeta italiane shtoi se Asadi në vitin 2010 filloi të bisedojë me Iranin, me aleatin e vet historik, dhe kundërshtarin kryesor të Amerikës dhe Arabisë, për ndërtimin e gazsjellësit me kapacitet të madh i cili gazin iranian do të transportonte nëpërmjet Irakut, Sirisë dhe Libanit më tutje në Evropë. Il sole 24 ore shkruan se Kenedi i ri ka cek shënimet e siguris se menjëherë shërbimet sekrete amerikane së bashku me Katarin dhe Arabinë Saudite kanë nis me financimin e opozitës siriane dhe rrëzimin e regjimit në Damask. “Njëkohësisht në qershor të vitit 2011, Emiratet e Bashkuara  Arabe, në emër të shteteve të Këshillit të Gjirit Persik kanë ofruar Asadit mbështetjen financiare prej 150 miliard dollar që të ndërpret aleancën politike, ekonomike dhe ushtarake me Teheranin”. “ Në këmbim të saj, përveç parasë, shtetet e Gjirit Persik kanë premtuar se do të ndërpresin edhe rebelimin kundër Damaskut”, theksohet në shkrimin e gazetës italiane. Asadi të gjitha këto i ka refuzuar dhe pas kësaj ambasadorët e SHBA-ve dhe Francës në Damask kanë shkuar në selinë e kryengritësve në Hama që të mbështesin kryengritjen kundër qeverisë siriane.”Ashtu që kryengritja e arsyeshme e popullit kundër regjimit autokratik dhe brutal u konvertua në”luftën nëpërmjet ndërmjetësuesve (kryengritësve) me pjesëmarrjen edhe të Turqisë, dhe me bekimin e sekretares së atëhershme shtetërore amerikane Hillari Clinton si dhe parasë që vinte nga Arabia Saudite dhe Katari”.



Burimi : Global cir