Sejjid Hassan Nasrallah: Sauditët qëllimisht masakruan civilët në Jemen

  • Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Hirësia e Tij  Sejjid Hassan Nasrallah
Publikuar në Tet. 10, 2016, 1:31 p.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Hirësia e Tij Sejjid Hassan Nasrallah dënoi masakrën e tmerrshme të koalicionit të  udhëhequr nga Sauditët që kryen  kundër civilëve në kryeqytetin e Jemenit, në Sanaa të shtunën, në të cilën u vranë qindra civilë, duke theksuar se avionët luftarakë të Arabisë Saudtite në shënjestër me qëllim kishin tubimin  gjatë një  funerali  për të rritur numrin e të vdekurve sa më shumë që të jetë e mundur.

"Masakra e  kryer nga Arabisë Saudite nuk është për t'u habitur, sepse regjimi i Arabisë Saudite  është mësuar për të kryer krime në Gadishullin Arab, i cili u emërua më pas si Arabia Saudite, Iraku dhe vende të tjera në rajon," shtoi Sejjid Hassan Nasrallah.

Në fillim të fjalës së tij gjatë ceremonisë së Hizbullahut që shënon natën e shtatë të Muharremit, Sejjid Hassan Nasrallah theksoi se jemenasit do të fitojnë kundër agresionit  terrorist saudit në vendin e tyre, duke ofruar ngushëllimet më të thella për familjet e dëshmorëve dhe duke shpresuar të plagosurit do të  shërohen sa më shpejtë. 

Më shumë se 150 civilë u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën, kur avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara- Saudite brutalisht goditën me një seri të sulmeve një tubim funerali në jug kryeqytetin të Jemenit, në Sanaa,  të shtunën pasdite.



Burimi : Al Manar