Tetovë: grabisin xhamin’’Tabahane’’, vidhen të gjitha donacionet

Publikuar në Tet. 10, 2016, 12:48 p.m.

Sektori për Punët e Brendshme në Tetovë njofton se imami i xhamisë Tabahane që gjendet në rrugën Mirçe Acev në Tetovë, dje e ka paraqitur një vjedhje në xhami,  përcjell Telegrafi Maqedoni.

Imami i xhamisë e ka paraqitur në polici se grabitësi është futur në xhami dhe e ka dëmtuar sirtarin e metaltë dhe i ka vjedhur paratë që në xhami kanë mbërritur si donacion.

Policia e Tetovës ka dalë në terren por nuk ka hetuar rastin pasi papasur ndryshime të objekteve të dëmtuara.Janë duke u marrë masa përcaktimin e dëmit të kryer.