Kina blen aeroportin shqiptarë ‘’Nënë Tereza’’

Publikuar në Tet. 8, 2016, 7:07 a.m.

Kompania kineze “China Everbrigt” është nga sot zyrtarisht pronare e koncesionit te aeroportit “Nene Tereza”. Njoftimi është bere zyrtar nga vete kompania ne faqen e saj te internetit. Por ajo nuk do te jete e vetme ne këtë blerje, pasi është pjese e një konsorciumi qe do te menaxhojë aeroportin e Tiranës. 

Kjo do te thotë se kinezet qe do te jene prezent deri ne viti 2027, kohe kur përfundon edhe kontrata koncesionare. Ne deklaratën për shtyp, kompania e konsideron aeroportin “Nënë Tereza” si me rritjen më të shpejtë ne Evrope. Ai është marre më një numër prej 600 mije pasagjeresh ne 2005 dhe tani ne 2015, numri i tyre arriti ne 2 milion. Ndërsa nuk bëhët e ditur sa është transaksioni i shit-blerjes mes tyre.

 Kjo është blerja e parë e madhe e grupit kinez, jashtë Kinës.