Qëndresa Heroike e Iranit Islamik dhe Hizbullahut

nga Zafar Bangash | Publikuar në Tet. 7, 2016, 5:36 a.m.

Muaji i gushtit dhe shtatorit vijnë bashkë me dy përvjetorë të rëndësishëm: I pari është ai i rezistencës së guximshme të Hizbullahut ndaj agresionit sionist kundër Libanit në vitin 2006, ndërsa përvjetori i dytë është ai i tetë vjetorit të gjatë të Iranit Islamik në mbrojtjes epike të Shtetit Islamik kundër fuqive keqbërëse të bashkuara që burojnë dhe kalojnë përmes Ba'thistit të Irakut.

Muaji i fundit shenjoi dy përvjetore luftërash, pavarësisht se mes këtyre dy luftrave qëndron rreth dy dekada. Përvjetori i parë ishte në 14 gusht, ku u përkujtua përvjetori i 10 i dështimit të pushtimit sionist në Liban kundër rezistencës së lëvizjes së Hizbullahut në vitin 2006. Kjo luftë ishte shpallur më 12 korrik duke ndjekur sulmet e njëpasnjëshme të sionistëve si dhe të rrëmbimit të luftëtarëve të Hizbullahut, të cilët mbronin territoret e tyre, fshatrat e tyre, shtëpitë e tyre.

Shumë pak kohë më parë, 20 gushti shenjoi fundin e luftës së Irakut të argesionit kundër Shtetit Islamik në Iran të cilën regjimi Ba‘thist i Sadam Hysejnit e pati shpallur në 22 shtator të vitit 1980. Qëllimi i luftës së Saddamit ishte që të shkatërronte shtetin islamik, që në atë kohë ishte vetëm në lindje. Kjo luftë u ndërmorr nga Saddami me urdhrin e vëllezërve të tij arabë, bashkëpunorë në krim si dhe nga ShBA-ja dhe fuqitë perëndimore. Perëndimi nuk mund ta lejonte kurrsesi ekzistencën e një shteti komplet të pavarur, veçanërisht të një shteti të udhëhequr nga parimet islamike me në krye një imam. Kjo gjë do të kishte qënë një shenjë e pashmangshme e fundit të rendit ndërkombëtar të posedimit të shteteve që mbartin këto regjime në Azi dhe Afrikë, të cilave u është lejuar një pavarësi e cila në thelb nuk është e vërtetë. Lindja Muslimane, apo Lindja e Mesme është e është e përmbushur me regjime të këtilla “të udhëhequra” nga udhëheqësit e tyre kukulla, qofshin këta mbretër, presidentë të përjetshëm, si dhe të gjitha llojet e tjera të diktatoriatit.

Hizbullahu i detyrohet fitores së Revolucionit Islamik në Iran për frymëzimin që ata mblodhën për t’u shfaqur në terren. Udhëheqësit arabë dhe lëvizjet sekulariste palestineze nuk ishin në nivelin e duhur për t’i bërë ballë fuqisë armatosëse dhe ushtarake të Izraelit. Ushtritë arabe u shkatërruan në shumë pak ditë – arritën të rezistonin nga gjashtë ditë, maksimumi deri në 17 ditë – përpara se t’i dorëzoheshin pushtuesve sionistë. Kjo është pikërisht mënyra sesi trajnohen tashmë ushtritë e reja; ato kanë aftësi të luftojnë vetëm për një kohë të shkurtër, duke shpresuar për një fitore sa më të shpejtë. Këto ushtri nuk i kanë aftësitë të luftojnë në një periudhë të zgjatur kohore, në të cilën luftëtarët islamikë janë të gatshme të luftojnë qoftë edhe në ushtri të vogla dhe dëshmorë të shumtë, por që në asnjë moment nuk pranojnë që t’i dorëzohen fuqive më të mëdha ushtarake të armiqve të tyre. Izraeli ishte mësuar aq shumë që t’i mundte ushtritë arabe të udhëhequra nga oficerët e tyre frikacakë, saqë e kishim më të lehtë të luftonin se sa të uleshin e të shijonin vallëzimet e vajzave orientale. Luftëtarët e Hizbullahut kanë qënë dhe dhe ende janë një lloj komplet i ndryshëm nga këto ushtri.

Që nga shfaqja e tyre e parë në tetor të vitit 1983, ata përmirësuan menjëherë aftësitë e tyre luftarake dhe në maj të vitit 2000, pushtuesit sionistë u detyruan të largohen nga pjesa më e madhe e Jugut të Libanit. Kjo ishte hera e parë në historinë e ushtrive moderne arabe që Izraeli u mund dhe u detyrua që të tërhiqej në mënyrë poshtëruese. Meritat për këtë gjë i shkojnë padyshim një force guerile islame të përkushtuar. Ushtria sioniste ende vazhdonte të mbante nën kontrollzënë një pjesë të tokave jugore libaneze nga ku edhe kryente agresion kundër fshatrave libaneze. Gjatë këtyre agresioneve, ata gjithashtu kanë rrëmbyer edhe një numër të luftëtarëve të Hizbullahut si dhe fshatara libaneze që gjenden rëndomtasi në atë pjesë.

Lideri i Hizbullahut, Shejk Sejjid Hasan Nasrallahështë shprehur me bindje të plotë se sionistët nuk do të kishin respektuar kurrë një marrëveshje për këmbimin e të burgosuve nëse grupi i rezistencës nuk do të kishte marrë peng disa ushtarë sionistë (ndryshe nga Izraeli, Hizbullahu nuk ka marrë kurrë peng civilë) për t’i këmbyer ata me të burgosurit libanezë. Më 12 korrik 2006, luftëtarët e Hizbullahut i bënë pritë një patrulle izraelite përbërë nga dy Humvee në afërsi të kufirit në Zarit ku mbetën të vrarë tre ushtarë, u plagos një tjetër dhe u kapën robër lufte Rreshteri Ehud Goldwasser dhe Rreshteri Eldad Regev. Izraeli menjëherë dërgoi një patrullë shpëtimit në një Humvee, por kjo lëvizje e nxituar u kthye në një fatkeqësi edhe më të madhe: makina goditi një minë tokësore dhe katër ushtarë izraelitë mbetën të vdekur.

Në vend që të mësonte nga këto dështume, regjimi sionist shpalli një pushtim ku përfshinte të gjithë Libanin dhe u betua se do të shpëtonte ushtarët e tij që kështu të mund t’i jepte një mësim Hizbullahut. Komandanti i forcave ajërore izraelite, Dan Halutz deklaroi se “Nëse nuk na kthehen ushtarët tonë ne do ta kthejmë historinë e Libanit 20 vite mbrapsht.” Më pas ai urdhëroi që për çdo milici të Hizbullahut në Haifa (urdhër që lidhet me sulmet sioniste mbi civilët) Izraeli do të lëshojë 12 raketa në ndërtesat 12 katëshe të Beirutit. Sigurisht që ky akt është një krim lufte.

Megjithatë, ashtu si na bën me dije Sejmur Hershi plani për sulmimin e Hizbullahut është bërë në përputhje me planin që është rënë dakord me zyrtarët amerikanë dy muaj para incidenteve të 12 korrikut. (Për më tepër lexo: The Neë Yorker, “Vështroni Libanin”, Gusht 2, 2006:

https://web.archive.org/web/20140718025823/http://www.newyorker.com/archive/2006/08/21/060821fa_fact).  
Agresioni sionist kundër fshatrave të pambrojtura të Libanit vazhdoi për 33 ditë me rradhë, megjithatë ata dështuan në përmbushjen e objektivave e tyre strategjike dhe ushtarakë. Në të vërtetë, më shumë se 1.300 libanezë civilë u vranë dhe dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj Libanit kapi shifrat e 11 miliardë dollarë, megjithatë edhe pushtuesit sionistë pësuan humbje të mëdha si në njerëz ashtu edhe në vlerë materiale. Kur pas 33 ditëve u shpall armëpushim, pushtuesit sionistë u larguan me bishtin ndër shallë. Humbja e sionistëve ishte aq e ashpër saqë krijoi një krizë konfidence dhe morale në rrethin e udhëheqësve të këtij entiteti të jashtëligjshëm.

Nëse bëjmë një përllogaritje në numra dhe në vlera materiale fitorja e Hizbullahut është akoma edhe më shumë impresive. Më pak se 5 000 luftëtarë u përballën me një personel ushtarak prej 93 000 sionistësh dhe me qindra avionë dhe helikopterë ushtarakë. Gjithashtum dhjetra anije ushtarake u lëshuan në Detin Mesdhe për të krijuar një bllokadë për të rrethuar Libanin. Hizbullahu jo vetëm që arriti të neutralizonte 47 tanqe Merkava duke zotëruar disa prej tyre, por gjithashtu arriti t’i sillte dëme të mëdha materiale pushtuesve izraelitë.

Si arriti Hizbullahu të realizonte këtë fitore të paharrueshme? Ashtu siç u shprehëm edhe më lart, ata u frymëzuan nga Revolucioni Islamik dhe mbrojtja e tij heroike kundër confederatës së zylyqarëve që e treguan qëlimin e tyre me anë të regjimit Bathist të Irakut. Lidershipi ka luajtur një rol të rëndësishëm si për arritjet e Hizbullahun, po ashtu edhe për ato të Iranin.

Vendimet e udhëheqjes, së të dyja palëve kanë sjellë një rezultat të ndryshëm nga rezultati që armiqtë e Allahut (subhanehu ue te'ala) dhe Islamit parashikonin të arrinin. Kjo gjë është mësim shume të rëndësishëm për të gjithë muslimanët në mbarë botën të cilët po vuajnë. Pushtimi Bathist i Iranit është shpallur në një kohë kur Irani ishte në prangun më të afërt të trazirave revolucionare. Irani sapo kishte rrëzuar një regjim tiran të një kukulle që komandohej nga ShBA-ja, Muhammed Reza Pahlavi (Janar-Shkurt 1979, një vit pas një rezistence paqësore tërësisht të paarmatosur kundër regjimit të tij tiran). U realizuan spastrime masive në rradhët e forcave të armatosura (deri në shtator 1980 ishin liruar nga detyra12,000 oficerë), ndërsa përmbajtja terroriste, muxhahidët-e Khalkut (me të drejtë të quajtur hipokritët) ishin të zënë duke u angazuar me vrasjen e figurave kryesore të Revolucionit.

Irani ndodhej pikërisht në këtë situatë kur ushtria e Saddamit hyri ne territorin iranian dhe mori nën kontroll një pjesë të madhe të provincës së Khuzestanit, veçanërisht qëtetet e Khurramshahr, Dezfuit dhe Abadanit, ku gjenden rafiteritë më të mëdha të naftës në botë. Irani ishte totalisht i papërgatitur për këtë sulm i cili ishte ndërmarrë me mbështetjen e shumicës së regjimeve arabe përveç Sirisë, Libisë dhe Algjerisë. Gjithashtu, këto regjime arabe kanë kontribuar me miliarda dollarë në mbështetje të Saddamit (sipas raporteve të tyre zyrtare, 60 miliardë dollarë), ndërsa Perëndimi me në krye ShBA-në, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe i mundësuan tiranit irakien armë kimike, bilologjike dhe armë të tjera vdekjeprurëse. Ky grupim i madh keqbërës u bashkua për të rrëzuar dhe shkatërruar shtetin islamik të Iranit që ishte ende në çelje të tij. Megjithatë, kur muslimanët janë vërtetë të përkushtuar ndaj Allahut, atëherë ndihma e tij e premtuar do t’ shpëtojë.

Pasi arriti të marrë veten nga goditja e parë, Irani menjëherë rifitoi forcat për t’u ngritur në këmbë dhe i bëri thirrje të gjithë popullit që të ngrihet në këtë mbrojtje të shenjtë. Me udhëheqjen e Imam Humeinit, besimi absolut në Allah i të cilit frymëzoi miliona njerëz për t’iu përgjigjur thirrjes në mbrojtje të revolucionit, qindra mijëra persona u listuan në Trupat Mbrojtës të Revolucionit Islami, Sepah-e Pasdaran-e Inkilab-e Islami, po kështu u listuan edhe në ushtrinë vullnetare, Basizh e cila ka dhënë një shërbim shumë të vyer gjatë kësaj lufte. Ndërklohë që ushtria tradicionale ende po merrte veten nga goditjet që kishte pësuar dhe pastrimit të oficerëve udhëheqës që kishin pikëpamje pro-Shahiste (shah-mbreti iranian) Mbrojtësit e Revolucionit dhe Basizhi morrën përsipër t’i bëjnë ballë sulmit të Irakut.

Territori që ushtria irakiene arriti që të pushtonte që në fillimin të këtij sulmi ishte kufiri i pushtimit, sepse nuk mundën të zgjerohen më tej. Një shkrimtar, në një vizitë që ka bërë në qytetin e Dezfulit, në shkup të vitit 1981ka parë drejtpërsëdrejti sesi ushtria pushtuese irakiene ka arritur të dëmtojë aq shumë këto vende. Ai shprehet kështu: “Kur ne shkuan në fshatin Shush, me qëllimin për të vizituar profetin e përmendur në Bibël Hz. Danielin,  i cili gjendej në këtë zonë, rreth e rrotull tij nuk kishte mbetur pa shembur asnjë shtëpi. Më tej mund të shihje vrimat e mëdha që makinat ushtarake të Irakut kishin lënë në mure dhe ishte e pamundur të mendoje se këtyre sulmeve kishte mundur që t’i shpëtonte i gjallë ndonjë njeri.” Megjithatë, pavarësisht kësaj, rinia iraniane e frymëzuar nga zelli revolucionar dhe nga nderi i madh për të rënë dëshmorë i bënë ballë me trimëri sulmeve irakiene. Gradualisht ata mundën që t’i shtynin mbrapsht pushtuesit të cilët nuk kishin hedhur kurrë në jetën e tyre qoftë edhe një plumb kundër Izraelit sionist për të mbrojtur Palestinën e pushtuar prej tij.

Disa javë pas pushtimit të Saddamit dhe dështimit të tij për të rrëzuar qeverinë islamike të Iranit, the Times në Londër shkroi një editorial nën titullin “Mos pushto kurrë një revolucion”. Korrespondenti në terren i The Observer shkroi një artikull nga qyteti i Abadanit në fillimet e janarit të vitit 1981, ku pranonte  këmbënguljedh dhe kurajon e rinisë iraniane.  Përpara se ky vit të përfundonte të rinjtë e iranit i kishin dëbuar forcat irakiene nga qyteti i Abadanit dhe ishin përfshirë në organizimin e operacioneve çlirimtare. Në qershor të vitit 1982, i gjithë territorti iranian ishte pastruar nga trupat pushtuese irakiene.

Ky ishte pikërisht momenti kritik kur lidershipi i Republikës Islamike duhet të të merrte një vendim kritik: a duhet të vazhdonte luftën, apo të pranonte armëpushimin. Burimet pranë Këshillit të Mbrojtjes Revolucionare – institucioni më i lartë i vendim-marrjes përsa i përket çëshjeve të luftës – i kanë thënë këtij shkrimtari se mendimi mes antarëve të këshillit ishte i ndarë. Këshilluesi religjoz, Imam Sejjid Ali Hamenei ishte kryetari i Këshillit të Sigurimit në atë kohë, më pas ai u zgjodh edhe president i vendit. Pjesa tjetër e antarëve përbëhej nga komandantët e tri ndasive të ushtrisë, Shefi i Mbrojtësve të Revolucionit, Ministri i Mbrojtjes si dhe Ministri i Mbrojtjes Islamike. Folësi i Parlamentit dhe kryetari i Agjensisë së Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA) ishte pjesë e Këshillit të Sigurimit nën kompetencat e folësit të Këshillit.

Disa prej antarëve dëshironin që ta vazhdonin luftën deri në rënjen e regjimit të Saddamit, ndërsa të tjerët mbështesnin alternativën e pranimit të armëpushimit duke qënë se të gjitha territoret e Iranit ishin çliruar tashmë. Megjithatë, alternativa e vazhdimit të luftës prevaloi mbi armëpushimin, kështu ata ia paraqitën këtë vendim Imamit. Ai u shpreh se nëse ata do të vazhdojnë luftën, nuk do të ketë mundësi për të hequr më dorë derisa Irani të arrinte objektivat e tij: rrëzimi i regjimit të Saddamit dhe krijimi i një qeverie islamike në Bagdad.

Në gjashtë vitet e ardhshme, Irani e zhvendosi luftën në territoret e Irakut, megjithëse ai gjatë kësaj periudhe u përball me shkurtimin dhe pakësimin e armatimeve si dhe me vjetërimin e tyre, duke qënë se daton që në kohën kur ShBA-ja kishte armatosur ushtrinë e Shahut. SHBA-ja, në mbështetje edhe të vendeve të tjera perëndimore vendosën që t’i vënë një embargo ushtarake Republikës Islamike të Iranit. Nga ana tjetër, ushtria e Saddamit nuk kishte probleme të tilla as në armatim, as në para. Franca i mundësonte armatosjen me avionët më të fundit ushtarak, Super Etendard dhe raketa e jashtme. Britania e Madhe, Gjermania dhe SHBA-ja i mundësuan Irakut përdorimin dhe gazrave kimike dhe nervore, të cilat regjimi i Saddamit i ktheu në armë kimike dhe biologjike, të cilat i përdorte kundër forcave iraniane.

Ndërkohë që SHBA-ja dhe Kanadaja nuk kishin marrëdhënie diplomatike me regjimin saddamist. Presidenti i asaj kohe i ShBA-së, Ronald Reagan e urdhëroi Donald Rumsfeld (shok i periudhës së Bushit) që të takonte Saddamin dhe t’i bënte aij me dije mbështetjen amerikane. SHBA-ja mundësoi 4 miliardë dollarë ndihma, ndërsa Kanadaja 2 miliardë. Gjithashtu, ShBA-ja i shiti Arabisë Saudite avionë AWACS për vlerën e 8 miliardë dollarëve, ndërsa qëllimi i vërtetë ishte që të vëzhgonin lëvizjet ushtarake të Iranit, informacion i cili i dërgohej organizatorëve të luftës në Irak në kohë reale.

Ndërsa forcat e Saddamit vazhdonin të targetonin platformat e naftës në Iran, si dhe depozitat e Gulf-it Persian, ShBA-ja dërgoi anijet e luftës për të mbrojtur anijet e Irakut nga ndërhyrja e Iranit. Për më tepër, sauditët e goditën tregun e naftës duke e  detyruar ta ulnin çmimin deri në 10 dollarë për fuçi. Në atë kohë, kur Irani po mundohej të përballonte shpenzimet e luftës, GDP-ja e vendit u trondit dhe ra në më pak se 6 miliardë dollarë. Ndërsa xhepat e Saddamit ishin të mbushura me para; gjithçka që ai duhet të bënte ishte të vazhdonte luftën derisa të shkatërrohej Republika Islamike. Pavarësisht këtyre handikapëve, të rinjtë iranianë arritën a përballonin denjësisht betejën me Irakun. Faw Peninsula u çlirua nga kthetrat e regjimit të Saddamit në shkurt të vitit 1984.

Hera e parë kur regjimi i Irakut përdoti armë kimike u regjistrua në shtator të vitit 1983. Në një vizitë në Iran, në tetor të vitit 1983 ky shkrimtar u informua për përdorimin e armëve kimike të Irakut, kundër Mbrojtësve Revolucionarë të Iranit. Iu mundësua që të shihte imazhe të tmerrshme të trupave të djegur rëndë dhe të shkrumbuar të luftëtarëve iranianë. Këto imazhe u materializuan pë herë të parë në 16-31 tetor 1983 nga Crescent International. Në mënyrë që të bënte të gjithë botën me dije për krimet e luftës së Saddamit, shkrimtari vendosi që t’i çonte vetë fotot dorë më dorë tek mediat më të rëndësishme në Toronto, ku publikoheshin numri më i madh i gazetave dhe shpërndaheshin pa pagesë. Asnjë media nuk tregoi interesin më të ulët për të publikuar këto prova në imazhe. Çfarë mund të themi më tej për objektivitetin dhe paanësinë e tyre në raportimin e lajmeve!

Në fillimin e vitit 1984, Irani vendosi që ta çonte çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke qënë se forcat e Irakut vazhdonin të përdornin armët kimike duke u shkaktuar forcave iraniane djegie të shkallëve të larta dhe vdekje të dhimbshme. Këshilli i Sigurimit dërgoi një grup për investigim në Iran dhe në Irak, ata raportuan pranë OKB-së, se në luftë janë përdorur armë kimike, megjithatë, ata refuzuan që të përmendnin cili shtet i kishte përdorur. Këshilli i Sigurimit e vazhdoi ritualin e investigimit  herë pas here gjatë periudhës së viteve 1985-1988, por asnjëherë nuk e patën kurajon që të përmendnin emrin e palës e cila ishte përgjegjëse për këto krime lufte. Si mund të vinte Këshilli i Sigurimit gishtin drejt Irakut, kur shtetet që ishin përgjegjëse për furnizimin e Irakut me produktet kimike dhe biologjike të Saddamit për krijimin e këtyre armëve, si ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca isin antare të KS? Përdorimi i armëve kimike dhe biologjike në kohë lufte përbëjnë krime lufte sipas konvetnave të Gjenevës, megjithatë vendet perëndimore nuk janë të detyruara të zbatojnë ligje që i shkruajnë vetë. Ato ishin bashkëpuntore të Saddamit në këto krime lufte.

Duke qënë se lufta e Irakut në Irani zhvillohej në një kohë kur gazeta e vetme virtuale islamike në botë ishte Crescent International, e cila raportonte çfarë ndodhte realisht u regjistrua edhe një episod tjetër që lidhej me vendim-marrjen për luftrat. Ky shkrimtar, që shoqëronte të ndjerin Dr. Kalim Siddikun gjatë një vizite të tij në Teheran në Maj të vitit 1985 është shprehur se rastësisht ata ishin vënë nën shenjestrën e një sulmi ajëror të Irakut, por që arritën të mbijetonin, ndërsa po darkonin me Dr. Kamal Kharrazi, i cili askohe ishte shefi i IRNA-s – por më pas ai ka shërbyer si ambasador i Iranit në OKB dhe më pas si Ministër i Jashtëm.

Shkrimtari shprehet se: Kur arritëm në zyrën e tij e gjetëm atë duke lexuar Kur-an. Muslimanët besimtarë të rregullt lexojnë Kur-an në mënyrë të vazhdueshme, megjithatë ishte e çuditshme për ne që ai po lexonte në mes të ditës. Pas hetimit, ai tha se Këshilli i Sigurimit, në të cilin ai ishte antar do të hapte bisedimet për përdorimin e armëve kimike në takimin e ditës së ardhshme. Ai po kontrollonte në Kur’an nëse kishte ndonjë rregull që shprehej për përdorimin e armëve të këtilla. Gjatë drekës ne ezauruam bisedat tona rreth kësaj çështjeje. Ditën e ardhshme doli vendimi se Imami e kishte ndaluar kategorikisht përdorimin e armëve kimike. Iraku i kishte përdorur në mënyrë të përsëritur armët kimike kundrejt Iranit, i cili më vonë kishte arritur që t’i zotëronte këto armë, megjithatë kurrë nuk i përdori për krime të këtilla. (Për të gjithë ata që ngrenë pretendimet e pakuptimta se Irani po mundohet që të prodhojë armë bërthamore, duhet të kenë parasysh një gjë: krijimi i armëve kaq barbare është një ritual i atyre të cilët nuk gëzojnë asnjë respekt për jetën humane dhe vlojnë nga dëshira djallëzore për të vrarë sa më shumë njerëz.)

Ndërkohë forcat iraniane vazhdonin të bënin progres në hyrjen në Irak, përparimi i tyre vazhdoi pavarësisht përdorimit të gjërë të armëve kimike dhe bilogjike të Irakut. Në mesin e të gjitha këtyre ngjarjeve, më 17 Maj 1987 një avion irakien lëshoi dy raketa Exocet në anijen e luftës amerikane, USS Stark duke shkaktuar vdekjen e 37 ushtarëve dhe prlagosjen e 29 të tjerëve.  USS Stark shoqëronte një kontenier të Kuvajtit që dërgonte naftën e Irakut në tegun ndërkobëtar. Në vend që të ndërmerte masa kundër regjimit të Saddamit, Reagan akuzoi Iranin për këtë goditje dhe për konfliktin që ende vazhdonte.

Disa javë pas sulmit të Irakut në luftanijen e ShBA-së, sauditët kryen krimet e tyre. Ata sulmuan pjesmarrësit iranianë në ritualin e haxhit në bara’ah min al-mushrikin, në Mekke. Ndodhi që ky shkrimtar të gjendej në Mekke për të kryer ritualin e haxhit. Sulmi i 31 korrikut ishte i parapërgatitur dhe shkante në të njëjtën vijë logjike me sulmin e Jazitëve në Qabe 1.350 vite më parë. Më shumë se 402 haxjinjë iranianë u vranë nga forcat sauditë në Mekkë, në vendin më të shenjtë në botë.

Për këtë qëllim Gjenerali gjerman, Ulrich Ëagner ishte shumë i angazhuar në realizimin e këtij plani. Ai kaloi tre muaj në Mekkë para se të fillonte haxhi për të realizuar këtë paln! Nazhdi Beduin na ka mundësuar prova për këtë – nëse këto prova janë të nevojshme – se këto sulme nuk janë pasojë e zbatimit të urdhrave të Kur-anit, përkundrazi këto sulme janë përgatitur për të dhunuar shenjtërinë e vendit më të shenjtë për Islamin si dhe për të vrarë qindra haxhinjë, në një kohë që gjatë haxhit Allahu (xh.sh) e ka ndalur edhe therrjen e kafshëve, apo edhe grindjet më të vogla mes njerëzve.

Amerikanët, aleatët e tyre perëndimorë dhe kuullat e tyre, regjimet arabe ishin të vendosurë që të ndalon në çdo kusht fitoren e Iranit. Washingtoni e ka bërë me dije haptazi në mënyrë të përsëritur se nuk do të lejojë kurrësesi suksesin e Iranit. Për pasojë, një vit më vonëmë 3 korrik 1988, ShBA-ja u përshi drejtpërsëdrejti në luftën kundër Iranit. USS Vincennes lëshuan dy raketa në aeroplanin Iran Air 655 që nisej nga Bandar Abbas deri në Dubai, ku lanë të vrarë 290 pasagjerë që gjendeshin në bord. Airbus A320 po ndiqte rrugëtimin e tij normal; po fluturonte mbi territoret ujore të Iranit dhe po përdorte të njëjtat koordinata që kishte përdorur gjithmonë për këtë fluturim. Për të shfjsuar krimin e saj ShbA-ja e nderoi Kaptenin Will Rogers III, komandantin e Vincennes me medaljen e dytë më të rëndësishme të “trimërisë” ushtarake. Në ushtrinë Amerikane kryerja e një krimi që shkakton vdekjen masive të njerëzve shpërblehet me medalje të trimërisë.

Udhëheqja e Republikës Islamike e kuptoi se vazhdimi i luftës nuk ishte më i logjikshëm duke qënë se po përballej me forca të bashkuara keqbërësish të cilët po e sulmonin Republikën Islamike drejtpërsëdrejti. Në këtë situatë, Imami parnoi vendimin e armëpushimit të nxjerrë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së në rezolutën e 598. Imami e përshkroi këtë vendim si “të pishë nga një enë e hemuar”.

Ndërsa Republika Islamike e pati të pamundur që ta çlironte Irakun nga kthetrat e regjimit të Saddamit, kjo gjë u arrit dia vite më vonë nga vetë ShBA-ja, sepse ky hajdut i Bagdatit i kishte kaluar caqet e lejuara rej amerikanëve. ShBA-ja nuk e godite vetëm një herë Irakun, por dy herë rradhazi: në Janar të vitit 1991 dhe në Mars të vitit 2003. Herën e parë, forcat irakiene u nxorrën jashtë territorit të Kuvajtit ku tashmë kishte hyrë tirani i Irakut, duke qënë se ambasadorja e ShBA-së në Bagdat, April Glaspie i kishte thënë Saddamit se ShBA-ja nuk i njihte si të prerë kufinjtë arabë. Sadami pati një mosmarrëveshje me Kuvajtin duke u akuzuar më pas se kishte vjedhur naftë  nga terirori i tij.

Pas dëbimit të forcave të Irakut nga Kuvajti, Iraku u bë subjekt i dënimit me sanksione që çuan në vdekjen nga urija të më shumë se një milion njerëzve, ndër të cilët pretendohet se 568 000 kanë qënë fëmijë (sipas shifrave të paraqitura nga UNICEF-i). Në dhjetor të vitit 1991, shumë vonë ShBA-ja dhe OKB-ja “zbuluan” se në fund të fundit Saddami paska përdorur armë kimike! Tashmë ai duhet t’i shpërbënte të gjitha armët kimike dhe bilogjike dhe të shkatërronte laboratorët ku ndërtoheshin ato.

Gjatë pushtimit të Irakut në Mars të vitin 2003 Saddami u rrëzua nga pushteti dhe në vitin 2006 u arrestua, më pas mori fatin që e meritonte më së miri dhe u var bë 30 dhjetor 2006.

Irani Islamik kishte arritur që të përmbushte dy nga tre objektivat që kishte marrë përsipër: çlirimin e çdo cepi të territorit të Iranit dhe e kishte bërë të qartë se asnjë fuqi në të shkuarën nuk do të kishte guximin ta sulmonte përsëei Republikën Islamike, ose do të vuajnë të ardhmen që do t’u zgjasë për dekada të tërë lufte që këto shtete e kanë të pamundur që t’i rezistojnë pa u mposhtur. Edhe pse Irani e mundi, por nuk arriti që ta varte Saddamin n mes të Bagdatit, ai shkoi në ferr duke vdekur në një qeli me një litar 3 metra të gjatë.

Mësimi që nxjerrim nga kjo rezistencë heroike e Iranit, në fakt edhe nga e njëjta rezistencë e Hizbullahut është se: mos u mundo kurrë të pushtosh një vend i cili është i mbushur me njerëz në gjakun e të cilëve vlon revolucionalizmi islamik. Ky është një mësim që udhëheqësit patetikë arabë refuzojnë që ta pranojnë, ata së shpejti do të paguajnë për këtë mendjelehtësi, në dashtë Zoti.



Burimi : Crescent