Udhëheqësi i ‘Hizbullahu’t thotë se Vehabizmi është më i keq se regjimi Sionist

  • Udhëheqës i Lëvizjes Libaneze të Rezistencës ‘Hizbullah’ Sejjid Hassan Nasrallah
Publikuar në Tet. 1, 2016, 8:55 a.m.

Kreu i Lëvizjes Libaneze të Rezistencësë ‘Hizbullah’ tha se ai konsideron se ideologjia radikale e Vehabizmit  është edhe më i dëmshëm se regjimi i Izraelit.

Sejjid Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, mbajti një fjalim  gjatë takimit vjetor me eulogjistët  muslimanë dhe njerëzit përgjegjës për ceremonitë përkujtimore gjatë muajit Hënor, Muharrem,  raportoi të marten gazeta Al Akhbar e Libanit.

Shefi i Hizbullahut tha se ai e konsideron Vehabizmin se është përgjegjës për dëmtimin e imazhit të Islamit në të gjithë botën. "Vehabizmi është më i keq se Izraeli, sepse ai kërkon të shkatërrojë të tjerët dhe për të eleminuar çdo gjë që ka të bëjë me Islamin dhe historinë e tij, ", tha ai.

Kjo nuk është çështje Shia, Sunni.

"Ky projekt filloi në vitin 2011, dhe kjo nuk është çështje Shia, Sunni. Roli i luajtur nga shërbimet e spiunazhit janë plotësisht të qarta këtu. Ne duhet të përdorim këtë mundësi për ta rrëzuar për tokë Vehabizmin dhe të merr një goditjetë fuqishme, ", shtoi ai.

Konflikti ekzistues, tha Nasrallah, nuk është mes Shiitëve dhe Sunnive, por me Vehabizmit.

Vehabizmi është ideologjia radikale që dominon në Arabinë  Saudite, predikohet lirshëm nga hoxhallarët që përkrahën nga qeveria dhe frymëzojnë  terroristët në mbarë botën. Daesh (ISIS) dhe grupe të tjera terroriste tekfiriste përdorin ideologjinë për të deklaruar njerëzit e besimeve të tjera si qafira apo të "pafeve" dhe pastaj i vrasin ata.

Sejjid Hassan Nasrallah tha gjithashtu se ajo që përbën një rrezik edhe më të madh se Vehabizmi dhe  Sionizmi  është "Shiizmi Britanik", i cili, tha ai, është duke promovuar figura pseudo-fetare, të cilët ai i quajti  mercenarë të shërbimeve të inteligjencës.

Hizbullahu ka qenë vendimtar për të mbajtur terrorizmin Vehabistë jashtë Libanit, duke ndihmuar Sirinë fqinje, gjithashtu.

Shefi i Hizbullahut tha se Arabia Saudite ka përshkallëzuar tensionet në  kulm dhe është duke u përpjekur, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe Anglisë, për të portretizuar konfliktet si sektare.

Duke iu referuar konfliktit sirian, ai tha se nuk ka grupe të "moderuara" të armatosur në Siri, duke paralajmëruar se të gjithë ata që luftojnë Damaskun  janë  duke bashkëpunuar me Daesh (ISIS) ose me Frontin al-Nusra.

Nasrallah tha gjithashtu se ai nuk sheh asnjë perspektivë për një zgjidhje politike për konfliktin sirian. "Zhvillimet në [beteja] tokë në fund të fundit do të përcaktojnë [rezultatin]," tha ai.

Siria është duke luftuar  me luftëtarët të përkrahur nga të huajt që nga muaji mars, 2011. Hizbullahu ka ndihmuar forcat e qeverisë siriane që luftojnë kundër militantëve,  përfshirë Daesh (ISIS-in) dhe grupe të tjera të rrezikshme. 



Burimi : IQNA News