Majlinda fitoi medaljen e artë olimpike në Rio

  • None
Publikuar në Gus. 11, 2016, mesnatë

Xhudistja shqiptare nga Peja  Malinda Kelmendi ka hyrë në historinë e sportit të Kosovës si sportiste e parë që ka fituar medaljen e artë olimpike për shtetin e Kosovës në prezantimin e saj të parë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro .

Ajo ka shënuar fitore në finale në kategorinë e saj gjer në 52 kilogram, duke ngadhënjyer  kundër xhudistes italiane Odette Giuffride. Medaljet e bronzta i fituan edhe xhudistja ruse Natalia Kusjutina dhe japonezja Misato Nakamura.

Fitorja e Majlinda Kelmendit ishte e pritshme pasi që bëhet fjalë për një xhudiste shqiptare me renome botërore, kampione e dyfishtë botërore, e cila në hapjen solemne e Lojërave Olimpike në Rio ka mbajtur edhe flamurin e Kosovës.

Kosova në vitin 2008 ka shpall pavarësinë e njëanshme nga Serbia, dhe gjer tani e kanë njohur pavarësinë e saj 112 shtete të botës, ndërsa Komiteti Ndërkombëtar Olimpik e ka pranuar Kosovën anëtare të plotë në vitin 2016, dhe se Lojërat e sivjetme Olimpike që janë duke u mbajtur në Rio de Janiero ishin të parat në të cilin sportistët kosovar po marrin pjesë nën flamurin e vet shtetëror të Kosovës. Kosova në lojërat Olimpike po garon me tetë sportistë në pesë disiplina sportive.