Imami i Namazit të Xhumasë në Frankfurt, Gjermani: Agresioni ndaj qendrave fetare është kundër mësimeve Islame.

  • Huxhat-ul-Islam Mahmud Khalilzade,  Imam i Qendrës Islame në Frankfurt,  Gjermani
Publikuar në Gus. 4, 2016, mesnatë

Imami i Namazit të Xhumasë në Frankfurt, Gjermani, dënoi sulmin terrorist në Francë duke shprehur zemërimin mbi çdo mizori kundër kishave dhe objekteve tjera fetare ku adhurohet Zoti.

Huxhat-ul-Islam Mahmud Khalilzade, Imam i Qendrës Islame në Frankfurt të Gjermanisë,  ka lëshuar një mesazh ku dënon sulmin  terrorist në Francë që çoi në vrasjen e një prifti, duke thënë se sulmet e tilla janë kundër mësimeve të Islamit dhe Kur'anit, njoftoi  Agjencia e Lajmeve Taqrib ( TNA).

Ai dënoi  sulmet e fundit terroriste në Lindjen e Mesme dhe në disa vende evropiane dhe vuri në dukje, Këtu ne kundërshtojmë çdo sjellje të dhunshme dhe çdo sulm terrorist në çdo pjesë të botës dhe nën çdo lloj titulli  dhe shprehim  urrejtjen tonë për pushtimin e kishave dhe të gjitha objekteve të feve të tjera ku adhurohet Zoti.  

Huxhat-ul-Islam Khalilzaded shtoi, Qendra Islamike e Frankfurtit shpreh  ngushëllimet dhe simpatinë për të gjitha viktimat dhe për të gjithë ata  që janë lënduar në Irak, Afganistan, Siri, Francë , Gjermani  dhe vende të tjera në shënjestër nga terroristët.

Ai theksoi domosdoshmërinë e respektit për të gjitha qendrat fetare si  xhami, kisha e sinagoga dhe gjithashtu mbrojtjen e jetës së liderëve fetarë dhe elitave.

Dy persona të armatosur sulmuan një kishë në Ruan, në veri të Francës, të martën dhe i prenë kokën një prifti.