Gjykimi i Shejh Isa Kassemit është ilegal

  • Dijetarit i shquar, Shejh Isa Kassem
Publikuar në Korrik 31, 2016, mesnatë

Një grup i hoxhallarëve të shquar muslimanë shiitë në Bahrejn tha se gjyqi i ardhshëm i dijetarit të shquar, Shejh Isa Kassem është i pavlefshëm, i paligjshëm dhe jokushtetues.

Në një deklaratë të publikuar të martën, grupi i hoxhallarëve theksoi se Manama nuk është vetëm duke u përpjekur  që ta gjykojë Shejh Isa Kassemin, por të gjithë muslimanët shia, veprimet e tyre, ligjet dhe autoritetet.

Regjimi i Al Khalifah ka bërë të ditur se hoxha i shquar që do të dalë në gjyq të mërkurën me akuzën e mbledhjen e paligjshme të fondeve, pastrimin e parave dhe duke ndihmuar terrorizmin. Shejh Isa Kassemi i ka hedhur poshtë akuzat.

Më 20 qershor 2016, autoritetet e Bahrejnit ia kanë marrë nënshtetësinë Shejh Isa Kassemit, më pak se një javë pasi Ministria e Drejtësisë në Bahrejn e ka pezulluar grupin kryesor opozitar të muslimanëve Shia në Bahrejn, Shoqata Islame Kombëtare al -Wefaq dhe ka shpërnda opozitën me emrat  Shoqata Islame al - Risala dhe Institucioni Islamik Iluminist, themeluar nga Shejh Isa Kassemi.  

Kombet e Bashkuara dhe disa organe të drejtave të njeriut kanë kritikuar regjimin e Bahrejnit për marrjen e shtetësisë të  Shejh Isa Kassemit dhe  gjithashtu  për dhunën e përhapur ndaj opozitës politike dhe aktivistëve, raportoi Press TV.

Të hënën, forcat e regjimit të Bahrejnit kanë arrestuar të paktën tre hoxhallarë  muslimanë shiitë gjatë pjesëmarrjes së tyre në një tubim ulur afër  vendbanimit të Shejh Isa Kassemit në fshatin veriperëndimor,  Diraz.

Bahrejni, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik, ka parë një valë protestash kundër -regjimit që nga mesi i muajit shkurt të vitit  2011.

Regjimi Al Khalifah është  angazhuar në një goditje të ashpër ndaj disidentëve dhe diskriminimit të gjerë kundër shumicës muslimane shiite të Bahrejnit.

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur apo arrestuar në represionin e vazhdueshëm  nga Manama për fjalën e  lirë.



Burimi : IQNA News