Afganistani në zi pas sulmit të përgjakshëm

  • None
Publikuar në Korrik 26, 2016, mesnatë

Afganistani të dielën është në zi, një ditë pas sulmit të përgjakshëm në Kabul. Vetëvrasësit me bomba kanë vrarë 80 njerëz, ndërsa kanë plagosur më shumë se 200, dhe se ky është sulmi më vdekjeprurës që nga viti 2001. Përgjegjësinë për sulm e mori grupi i armatosur terrorist ISIS-i. Caku i sulmit ishin demonstratat e mbajtura të bashkësisë pakice shiite pazare. Kaos i paparë ka mbretëruar në çastin kur sulmuesit vetëvrasës me bomba kanë sulmuar protestat e çeta të shiitëve në Kabul. Ky ishte sulmi më i rëndë kundër civilëve në kryeqytetin e Afganistanit gjatë 15 viteve të fundit. Mijëra njerëz janë grumbulluar për të kërkuar nga qeveria që largpërçuesi i ri të ndërtohet në krahinë e Bamjanit, i populluar kryesisht me shiitët hazar.

“Ishim duke mbajtur demonstrata të qeta, me ç’rast u dëgjuan shpërthimet. Njerëzit nisën të ikin dhe të ulërinin. Kam parë shumë të vdekur, kudo kishte gjak. Nuk pat askush që të ndihmojë viktimave”, ka deklaruar pjesëmarrësja e gjallë në demonstrata Sabira Janja.

Qeveria e ka paralajmëruar organizatorët e protestës për mundësin e sulmit vetëvrasës. Mirëpo shumica e tyre kanë vendosur të dalin në rrugë. Miqtë dhe familjarët e viktimave janë grumbulluar në vendin e sulmit për të nderuar ata. Duket se janë duke hjek dorë nga kërkesat e tyre. “Disa veç kanë dhënë jetën e tyre. Nuk kemi më çfarë të frikohemi. Njerëzit më së shumti frikohen nga vdekja , e tani pasi që disa kanë dhënë jetën e tyre, nuk kemi më çfarë të frikohemi”, ka thënë Said Dawud, kushëriri i njërës viktime.

Por ajo që është shqetësuese, është fakti se ISIS-i mund të kryejë sulme edhe në kryeqytet. Veprimi i këtij grupi të armatosur, gjer tani ishte i kufizuar vetëm në zona rurale, kryesisht në krahinën Nagarhar në lindje të vendit. Kryetari i Afganistanit Ashraf Gani zyrtarisht ka shpall ditë zie. Ka iniciuar hetimin dhe ka premtuar hakmarrjen.

“Javën e kaluar forcat e sigurisë afganistaneze kanë nisur operacionin e madh ushtarak në lindje të vendit me qëllim të shkatërrimit të ISIS-it. Qeveria konsideron se sulmi i djeshëm ishte i planifikuar dhe se paralajmëroi se do të intensifikohen sulmet kundër ISIS-it. Një komandant ushtarak afganistanez ka thënë se ky grup i armatosur ushtarak do të shkatërrohet me siguri në tërësi”.