Dëshmorët e Mavi Marmarasë: Çmimi i një njeriu është një njeri

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Korrik 3, 2016, mesnatë

Allahu mos na lëntë pa prezencën e Nexhat Shashmazin (Polat Alemdarin). A të jetë vallë e mundur që të të shpëtojë nga sytë ndjeshmëria që ai tregon për të mbrojtur nderin e shtetit tonë? Nëse nuk do të ishte për Shashmazin që pas filmit “Lugina e Uqërve, Irak” ku mori hakun e ushtarëve turkë duke shkatërruar kështu amerikanët, nuk e la pa larë edhe gjakun e dëshmorëve të Mavi Marmarasë me filmin e realizuar me titullin “Lugina e Uqërve, Palestinë” nuk do të mbetej gjë tjetër veçse të pinim një gotë ujë të ftohtë nga dora e Presidentit Rexhep Tajjip Erdoganit dhe ta harronim këtë çështje. Lum ne që të kemi Shashmaz...

 

Nën pozicionin e një përfaqësuesi ligjor të një prej klientëve ankues të çështjes së Mavi Marmarasë po mundohem sinqerisht që të kuptoj qëndrimin e qeverisë nën tutelën e Erdoganit dhe çfarë kjo qeveri po mundohet të bëjë. Në këtë çështje unë jam përfaqësues i bashkëshortes së Çetin Topçuoglu, dëshmor i rënë në Mavi Marvara, e cila ashtu edhe siç dihet tashmë është një prej viktimave të veteranëve të Mavi Marmarasë. Edhe ajo, ashtu si edhe të gjitha familjet e tjera të dëshmorëve ndan mendimin se ky çmim që i është dashur të paguajë për t’iu afruar rrugës së pavarësisë së Palestinës do t’iu kompesohet me vlera shumë më të mëdha në ditën e dhënies së llogarisë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kur dëshmorit i njihet ky status nga Allahu, ai e vazhdon luftën e tij në këtë botë.

 

Mavi Marmara, si një pjezës përbërëse e luftës për të arritur pavarësinë e Palestinës, nuk konsiderohet më si thejt një anije që kalon nëpër mesdhe, ajo tashmë ka fituar në kuptimin e vërtetë të fjalës një “kuptimësi”. Aq sa Mavi Marmara dhe dëshmorët e Mavi Marmarasë nuk mund të përjashtohen nga kuptimësia e Palestinës, nuk mund të mendohet përpos se krah Palestinës nuk mund të shkëputet kurrësesi nga kuptimi që që ata mbartin për, dhe vlerat që kanë në sytë e muslimanëve palestinezë. Mavi Marmaraja është pjesë e vetë Palestinës, dëshmorët e Mavi Marmarasë janë vetë qytetet, njerëzit, të robëruarit e Palestinës. Ndërsa populli turk e sheh po në këtë këndvështrim, a mundet vallë ta shohë të arsyeshme që qeveria turke t’i dëmshpërblejë dëshmorët e Mavi Marmarasë dhe ta barazpeshojë vlerën e tyre, duke vendosur në anën tjetër të peshores letrat jeshile (dollarët)?

 

Nga pikëpamja juridike, sigurisht që duhet paguar dëmshpërblimi për një veprim të parashikuar si ligjërisht të ndaluar, dëmshpërblim i cili arrihet në dy mënyra. Mënyra e parë është “dëmshpërblimi monetar”, i cili është i llogaritshëm dhe “dëmshpërblimi moral”, i cili është i pallogaritshëm. Sipas Erdoganit dhe qeverisë turke, kur të merren në dorë 20 milionë dollarë dhe kur parlamenti turk ta miratojë këtë marrëveshje, kjo çështje do të deklarohet e mbyllur. Madje pas kësaj ka përgatitur edhe lajme të mira (!), “Të gjitha marrëdhëniet tona do të vazhdojnë atje ku kanë mbetur.” Domethënë marrëdhëniet do të vazhdojnë atje ku i kanë lënë burokratët dhe politikanët kemalistë, marrëdhënie për të cilat atyre u janë ngritur akuza dhe kanë humbur pushtetin.

 

Familjet e dëshmorëve të Mavi Marmarasë nuk ndihen të kënaqur nga kjo marrëveshje. Ata janë të mendimit se kjo marrëveshje do ta dëmtojë rrugën për të arritur pavarësinë e Palestinës. Nga këtu duket shumë qartë se qëllimi i familjeve të dëshmorëve në këtë proces është i njëjtë me vetë dëshmorët e Mavi Marmarasë: Pavarësimi i Palestinës... për të arritur këtë gjë, familjet e dëshhmorëve nuk kërkojnë ndonjë dëmshpërblim monetar nga qeverija e sotme për atë të djeshmen, por dëshhirojnë që të mendohet për të arritur hapa që do t’i gëzonin pa masë palestinezët. Lënja të lirë të të gjithë robëve, të ndaluarve dhe të dënuarve palestinezë.

 

Erdogani ka krijuar një peshore. Kanë krijuar gjithashtu edhe një peshore që do të masë padrejtësitë që u janë bërë familjeve të dëshmorëve dhe me këtë peshore kanë vështruar se barazpesha mund të arrihet vetëm nëse vlerat në të dyja anët janë të njëjta: Jetë për jetë... Gjaku i 10 personave të rënë dëshmorë në Mavi Marmara mund të lahet vetëm me një gjë – lënja të lirë të të gjithë robërve të kapur palestinezë. Nëse vërtetë dëshirojnë që, përveç dëmshpërblimit në vlerë monetare të arrijnë edhe dëmshpërblimin moral të familjeve të dëshmorëve, ajo që Erdogani dhe qeveria duhet të bëjnë është shumë e thjeshtë: T’i lidhin marrëdhëniet diplomatike me kushtin që të lihen të lirë të gjithë të ndaluarit palestinezë.

Ajo që klientja ime do konkretisht është: Liri për të ndaluarit palestinezë... Vetëm në këtë mënyrë Mavi Marmara mund të vazhdojë të lundrojë me nder mbi detin Mesdhe.