Lobi i Izraelit dhe politika e Jashtme e ShBA-së

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Prill 9, 2016, mesnatë

Stephen M. Walt – John Mearsheimer, Stanboll: Libri Zodjak, 2014, 128 f.

Përktheu në Turqisht: Elif Oxhak

 

Prej dhjetra vitesh është diskutuar mbi pozicionin e regjimit sionist të Izraelit në Lindjen e Mesme dhe për “veçantësinë” që i është njohur këtij regjimi në shkeljen e rregullave së drejtës ndërkombëtare. Fakti që, pavarësisht se është i rrethuar nga minimalisht 200 milionë muslimanë, regjimi sionist nuk përfill asnjë vendim ndërkombëtar që është regjistruar dhe madje aftësia për të penguar marrjen e këtyre vendimeve i ka ndarë në dy grupime kryesore akademikët më të rëndësishëm të politikës. Ndërsa grupimi i parë mendon se regjimi sionist i Izraelit mbrohet për shkak se vepron në rolin e përfaqësuasit, grupimi i dytë shprehet se përtejë mundësive dhe burimeve që regjimi sionist gjen në rajon, ajo që e bën atë të fortë janë elementët që organizojnë aktivitete të lobingut në favor të tyre, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Chicago-s, John Mearsheimer dhe Prof. Stephen M. Walt i Universitetit të Harvardit zënë vend në rradhët e atyre që mendojnë se, regjimi sionist nuk i përfill rregullat ndërkombëtarë për shkak të aktiviteteve të lobingut të fortë në Amerikë. Libri që këta dy akademikë kanë përgatitur së bashku,  i titulluar “The Israel Lobby and U.S. Foreign Policy” u paraqit para lexuesit turk i përkthyer nga Elif Oxhak dhe bashkëngjitur me parathënien e  Prof. Dr. Emin Gurses të universitetit të Sakarias, fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Aministrative, dega Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Gurses, pasi përmend në parathënien e saj faktin se, ky libër është komentuar me superlativa nga Zbigniew Brezezinski, gjithashtu shtoi se, edhe autorët e tij kanë rënë viktima të presionit të lobit izraelit, madje thuhet se, për një periudhë, Prof. Walt ndërpreu mësimdhënien në universitet dhe mori leje të detyruar.

Libri është i përbërë nga dy kapituj kryesorë dhe fundi. Në pjesën e parë, shkrimtarët amerikanë i kanë dhënë vend disa deklaratave që mundohen të shpjegojnë pozicionin e privilegjuar të Izraelit në politikën e jashme dhe gjithashtu i drejtuar vërtetimit të pavlefshmërisë së tyre, ndërsa në pjesën e dytë janë analizuar struktura e lobit izraelit në Amerikë, aktivitetet e tij dhe shkallën e efektshmërisë së tyre.

Sipas autorëve, edhe pse politika e jashtme amerikane është aktuale në çdo vend që prek, në dhjetë vitet e fundit, veçanërisht që prej Luftës Gjashtë Ditore të 1967, kryeqendra e politikës amerikane në Lindjen e Mesme është marrëdhënia e tyre me Izraelin. Në historinë politike të Amerikës nuk është parë kurrë një lloj i këtillë marrëdhënieje, e cila vë në rrezik edhe vetë sigurinë e Amerikës. Shkrimtarët janë të mendimit se, kjo gjendje nuk ka aspak lidhje me rrjedhën amerikane të drejtuar politikës së jashtme, sakaq ata mendojnë se kjo gjendje buron pothuajse tërësisht nga politika e brendshme amerikane, veçanërisht nga aktivitetet që drejton lobingu izraelit. Aq shumë sa, Amerika vetëm në mënyrë që të kënaqë këtë lob ka mundësuar 140 miliardë dollarë ndihmë në Izrael, që nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitin 2003. Ndihmat që kapin minimalisht 3 miliardë dollarë, përbëjnë përafërsisht një të pestën e buxhedit  të ndihmave amerikane për të jashtmit. Përtej kësaj, për më tepër, ndryshe nga aleatët e tjerë, Izraeli i cili përdor pothuajse 25% të këtij buxheti në sektorin e mbrojtjes, na shfaqet si shteti i vetëm që nuk e ka të detyruar as të japë llogari sesi po e përdor ndihmën e marrë nga Amerika.

Pozicioni privilegjues i Washingtonit drejtuar kah regjimit sionist të Izraelit nuk kornizohet vetëm në ndihmën financiare. Amerika i ka mundësuar Izraelit edhe aksesin në shërbimet sekrete, gjë të cilën aleatët e NATO-s e kishin refuzuar. Kështu, përsëri me një sy qorr dhe një vesh shurdh të Amerikës, Izraeli tashmë zotëron edhe armë bërthamore.

Washingtoni i ofron edhe një mbështetje të madhe diplomatike Izraelit, i cili duke përfunduar nga marrëdhënia me natyrë priviligjuese me Washingtonin nuk tërhiqet nga shkelja e rregullave ndërkombëtare. ShBA i ka dhënë veto tridhjetë e dy vendimeve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, që prej vitit 1982, vetëm për arsyen se këto vendime kritikonin Izraelin. Ky numër përbën një shifër më të lartë se të gjithë vetot e tjera të përdorura nga të gjitha shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurisë mbledhur së bashku. Madje, për më tepër ka prej atyre që parashtrojnë faktin se edhe ambicia e udhëheqjes së Bushit për të tjetërsuar Lindjen, që fillon me pushtimin i Irakut, edhe pse pjesërsht është bërë për të përmirësuar pozicionimin strategjik të Izraelit. Edhe autorët, duke iu referuar të gjitha këtyre shprehen në libër se “Mbështetja e Amerikës ndaj Izraelit është e pashoqe.”

Shkrimtarët, të cilët kanë marrë në hulumtim temat që shfaqen si arsye të qëndrmit privilegjues të ShBA-së drejtuar Izraelit shprehen se arsyeja e parë ndër to është “arsyeja strategjike”. Pasi shprehen se regjimi sionist izraelit, i cili u formua menjëheë pas Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimet e Luftës së Ftohtë i ka ofruar shumë shërbime Amerikës, autorët gjithashtu shtojnë se, vlen të përmendet se i kanë shkaktuar masakra të turpshme shteteve që mbështeteshin nga Sovjetikët, si Egjipti dhe Siria, gjithashtu kanë siguruar informacione të shërbimeve sekrete shumë të vlefshme rreth sovjetikëve. Autorët, të cilët theksojnë se amerikanët kanë vazhduar një marrëdhënie që nuk iu ka kushtuar aspak lirë për shkak të vlerës strategjike që posedonte Izraeli në rajon në atë periudhë, bëjnë me dije se pavarësisht kësaj, pas Revolucionit Islamik të Iranit në 1979, kur filluan të nxirrnin kokë problematikat për stokimin e naftës nmarrëdhënien e tyre, amerikanët nuk kishin besim tek Izraeli.

Në libër gjithashtu bëhet me dije se, pavarësisht se gjatë Luftës së Ftohtë për Amerikën, Izraeli ishte strategjik, Lufta e Parë të Gjirit (1990-1991) ishte një pikë kthese të Izraelit që u kthye tashmë në një pengesë strategjike. Në këtë periudhë, ShBA-ja duke qënë se nuk mund të merrte përsipër rrezikun për të përdorur kundër Irakut, nën udhëheqjen e Saddam Hysejnit, bazat që ndodheshin në Izrael, duke edhe mos dashur të prishte aleancën e bërë kundër Irakut ishte detyruar të kërkonte burime të tjera. Në Luftën e Dytë të Gjirit në vitin 2003, historia edhe një herë përsërit veten. Edhe njëherë, Izraeli përcaktohet si një element që i sjell dëm aleancës. Edhe pse duket bindëse teza se shtetet e shpallura si “shtet bandit” si, Irani, Iraku dhe Siria e Beshar Esadit janë armike të përbashkta të Amerikës dhe të Izraelit, kjo gjë nuk e ndryshon të vërtetën se Izraeli është një barrë për Amerikën. Për këtë arsye thuhet se, agresioni me rrënjë palestineze kundrejt Izraelit nuk është një agresion i verbët, por është një përgjigje e përpjekjeve të gjata izraelite për të kolonizuar Palestinën. Duke theksuar se barazimi i regjimit sionist izraeli se “armiqtë e ShBA-së dhe Izraelit janë të përbashkët” do të thotë të kthyerit mbrapsht të marrëdhënies shkak-pasojë, gjithashtu gjejnë vend edhe deklaratat se: “problematikat e ShBA-së me terrorizmin rrjedhin nga fakti se ajo ka një marrëdhënie të afër me Izraelin, ndërsa e përkundërta e kësaj nuk është e vërtetë.” Në mënyrë të këtillë saqë, edhe pse Ëashingtoni ka probleme me “shtetet bandite”, edhe nëse ato do të posedonin armë bërthamore, kjo nuk do të paraqiste një tragjedi strategjike për ShBA-në. Gjthashtu, përtej kësaj thuhet qartë se marrëdhënia ShBA-Izrael është e dëmshme për konfliktet e ShBA-së me këto shtete. Gjithashtu flitet për letrën e 52 diplomatëve të vjetër britanikë që mbart thelbin e vërtetueshmërisë së kësaj hipoteze, të drejtuar Kryeministrit Tony Blair, ku thuhet se politikat e Bushit dhe Ariel Sharon “të njëanëshme dhe të paligjshme” dhe se “në një mënyrë apo në një tjetër do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me Perëndimit, arabëve dhe botës islame.” Përtej gjithë këtyre, gjithashtu nxirret në pah se argumenti sipas Zyrës së Përgjithshme të Kontabilitetit të ShBA-së, se Izraeli është “shteti që ka ndërmarrë operacionet e spiunazhit më agresive ndër të gjithë aleatët” detyron të vërë padiskutim në pikëpyetje vlerën e tij strategjike.

Walt dhe Mearsheimer i vënë theksin faktit se njëra prej preteksteve që parashtohet për pozicionin e privilegjuar që i njihet Izraelit është “përgjegjësia morale”. Sipas kësaj, Izraeli njohet si shteti hebre ‘demokratik’ i dobët dhe i viktimizuar i cili përgjithësisht është i ngjeshur në një qoshkë nga veprimet armiqësore të realizaura nga Golathi Arab. Por ç’të themi kur, krejt e përkundërta e kësaj është një pamje e cila i afrohet shumë më shumë të vërtetës. Kështu, në ditët e sotshme, Izraeli është fuqia ushtarake më e madhe në Lindjen e Mesme. Është shumë më shumë i fuqishëm se forcat klasike të vendeve fqinje dhe është shteti i vetëm në rajon që zotëron armë bërthamore. Autorët thonë se, nëse arsyeja do të ishte mbrojtja e detyrueshme e të pafuqishmëve, atëherë ShBA-ja duhet të ishte duke mbështetur armiqtë e Izraelit.

Sipas librit, edhe teza se Izraeli është një shtet demokratik nuk është e besueshme, në fakt ‘Izraeli demokratik’ është thjeshtë një mënyrë; Miliona palestinezë, që ndodhen nën uzurpimin e regjimit sionist janë privuar nga të gjitha të drejtat politike, dhe kështu edhe kushti për ‘demokraci të bërbashkët’ në lidhje me këtë është dobësuar, ka marrë një formë të pakuptimtë. Edhe shoqëria hebraike në Izrael shkon në të njëjtën rrugë që drejton regjimi. Në maj të vitit 2003 Organizata e Demokracisë së Izraelit ka raportuar se, 53% e hebrenjve të Izraelit janë të mendimit se arabëve nuk duhet t’u njihet barazi e plotë, 77% mendojnë se në vendimet më të rëndësishme politike shumica duhet të jetë hebreje, vetëm 33% mendojnë se edhe partitë arabe duhet të zënë vend në politikë dhe 57% mendojnë se arabët duhet të detyrohen të largohen nga vendi. Të gjitha këto nxjerrin në dritë faktin se për Amerikën mbështetja e privilegjuar drejtuar Izraelit prevalon mbi vlerën e ‘demokracisë’ dhe se ky term nuk i ka themelet e forta.

Sipas shkrimtarëve, justifikimi tjetër që përdoret për të nxjerrë si të drejtë  mbështetjen që i japin Izraelit është “kompesim i gabimeve të së shkuarës”. Kjo nënkupton vuajtjet që iu shkaktua hebrenjve nga të krishterët e Perëndimit për shkak të Holokostin. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, po kaq është e vërtetë edhe se palestinezët nuk kanë asnjë pjesë faji në gjithë këtë. Palestinezët kanë jetuar në mëmëdheun e tyre dhe që prej krijimit të Izraelit, pavarësisht të gjithave migrimeve në fillimet e shekullit 20 nuk ka kaluar më shumë se nga 5% në 35%. Edhe në këtë situatë zotërojnë vetëm 7 % të territorit. Ben Gurion, që në vitet 1940 ishte shprehur se është e pamundur t’i largosh nga këto toka arabët pa i detyruar dhe papërdorur forcë dhe i gjithë shekulli 20 shkoi duke duke përdorur forcë dhe dhunë kundrejt arabëve për të arritur këtë objektivë. Për të vërtetuar këtë të vërtetë, autorët e librit kanë parashtruar bashkëngjitur me fjalimin e David Ben Gurionit, në Kongresin Hebraik Botërorë, drejtuar Nahum Goldmannit: “Nëse unë do të isha një udhëheqës arab, nuk do të bëja kurrë marrëveshje me Izraelin. Kjo është shumë normale: Ne u morrëm atyre nga duartë vendtin e tyre... Vërtetë vijmë nga Izraeli, por 2000 vjet më parë. Çfarë kuptimi ka kjo për ata? Ka ekzistuar armiqësia hebraike, nazistët, Hitleri, Auschwitz, megjithatë a janë këto gabimet e tyre? Ata shohin vetëm një gjë: Ne erdhëm këtu dhe u morën shtetin e tyre. Si mund ta pranojnë një gjë të këtillë?” edhe ekzekutimet, masakrat, përdhunimet dhe krime si shfarosje etnike gjatë vjedhjes së Palestinës në vitet 1947-1948; ekzekutimi i qindra egjiptianëve gjatë luftrave të 1947 dhe 1967; dëbimi në 1967-n i 100 mijë deri në 260 mijë palestinezëve nga Sheria Perëndimore që pushtoi si dhe i 80 mijë sirianëve nga kodrinat e Golanit.  

Sipas shkrimtarëve, justifikimi i fundit që përdoret nga Amerika për të nxjerrë si të drejtë  mbështetjen që i japin Izraelit është hipoteza e “Izraelitët e drejtë, kundër arabëve të këqinjë”. Edhe pse ky sygjerim përsëritet pathundësisht, nëse e shoqim më nga afër, do të vëmë re se qëndrimi i izraelitëve nuk ndryshon nga ai i armiqëve të tyre.  Për shembull, gjatë Kryengritjes së Parë (1987-1991), Forcat Mbrojtëse Izraelite u kishin shpërndarë shkopinjë ushtrive të tyre dhe i kishin nxitur të thyenin kockat e protestantëve palestinesë. Sipas parashikimeve të organizatës zviceriane “Të mbrojmë fëmijët”, gjatë dy viteve të para të revolucionit  23.600 deri në 29.900 fëmijë – ndër të cilët një në tre i kishte kockat e thyera – kishin ndjerë nevojën për asistencë mjekore. Ndër fëmijët e rrahur, pothuajse një e treta ishin dhjetë, ose nën moshën dhjetë vjeçare. Ndërsa në Kryengritjen e Dytë, Izraeli e rriti edhe më shumë agresivitetin. FMI që në ditën e parë të kryengritjes qëlloi me një milion plumba dhe që prej asaj kohe, për çdo izraelit të vrarë vriten 3.4 palestinezë, ku shumica prej tyre janë njerëz të pafajshëm që thjeshtë ndjekin ngjarjet; për çdo fëmijë izraelit, 5.7 fëmijë palestinezë. Ndërsa liderët që merrnin pjesë në aktivitetet e terrorizmit janë falur me kalimin e kohës, madje ka prej atyre që kanë arritur deri në postin e kryeministrit dhe kështu dolën persona të këtillë si Yitzak Shamir që janë shprehur se “Asnjë moral hebraik dhe asnjë zakon hebraik nuk na pengon që të përfitojmë nga terrorizmi një mjet lufte”.

Autorët e kanë filluar pjesën e dytë të librit duke përkufizuar termin “Lobi”. Përdorimi i termit “Lobi” në libër ka kuptimin dhe i referohet “një termi i shkurtër që përfshin personat dhe organizatat pjesë e këtij kualicioni që punojnë në formën e një puntori aktiv me qëllimin që politika e jashtme e ShBA të marrë drejtimin kah pro-izraelizmit.” Edhe pse ndjeshmëria e hebrenjve të Amerikës kundrejt Izraelit nuk është domethënëse, hebrenjtë kanë krijuar një zinxhir organizatash për të ndikuar tek politika e jashtme e SHBA-së, me në krye më të fortën dhe më të famshmen AIPAC. Këto organizata nuk përbëheshin nga hebrenjë të mirfilltë. Në mesin e tyre gjendeshin edhe Evangjelikë të Krishterë të rëndësishëm. Duke qënë se, Evangjelikët e Krishterë mendojnë se rilindja e shtetit të Izraelit është pjesë e shpalljes së Biblës, janë mbështetës të krijimit të Izraelit dhe i quajnë se i kanë ndalë kundër Zotit ata që ushtrojnë forcë mbi Izraelin. Këto organizata, duke përfituar nga ndarja e tre pushetetve në Amerikë ndikojnë në proceset politike. Për shkak se nuk kanë përballë një lob të fuqishëm arab, ndikueshmëria e tyre është shumë e lartë.

Sipas autorëve,  Lobi ndjek dy strategji themelore për t’i mundësuar Izraelit mbështetjen e ShBA-së. Ndër to e para, ushtrimi i presionit për mbështetjen e Izraelit edhe tek Kongresi edhe tek Organet Ekzekutive, nërsa e dyta është që të mundësojë ta paraqesë Izraelin si pozitiv në syrin e opinionit publik. Në mënyrë të këtillë të mund të parandalojnë një diskutim të asnjanshëm ku do të vihet në pikëpyetje mbështetja ndaj Izraelit. Është shumë qartësisht e mundur që të shihet numri i Lobit në Kongresin e ShBA-së. Në këtë podium ku mund të diskutohet rreth çdo lloj gjëje, kur bëhet fjalë bër Izraelin edhe zërat më të zjarrtë mbyten. Kjo fuqi është rekrutuar nga sionistët e krishterë nga Dick Armey, i cili shprehet se “Prioriteti im i parë në politikën e jashtme është mbrojtja e Izraelit”, megjithatë Lobi nuk mjaftohet me kaq, përfiton edhe nga punonjësit e kongresit që janë pro-izraelitë.

AIPAC përbën bërthamën e ndikimit të Lobit në Kongres. AIPAC, duke u dhënë dhurata dhe mbështetje të madhe financiare antarëve dhe kandidatëve të kongresit që mbështesin kauzën e tyre, zotëron forcën për të sanksionuar ato që i dalin kundër. Si përfundim i kësaj, pavarësisht se ShBA jep rezultate të rëndësishme për të gjitha shtetet e botës në lidhje me politikën Izraelite, asnjëherë nuk hapet ndonjë temë në Kongres për diskutim juridik të kësaj politike.

Lobi, duke mundësuar nga mbështetësit hebre 60% të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për kandidatët për kretarë Demokratik arrin t’i ushtrojë një presion më të madh organit ekzekutiv. Zotëron forcën për të sanksionuar ato që i dalin kundër duke u bërë dhurata antarëve të kongresit dhe kandidatëve të tij. Duke ndjekur këtë rrugë, duke vendosur se kush do të udhëheqë kanë mundësuar që të privojnë personat që kritikojnë Izraelin që të mos marrin pozicione në politikën e jashme si dhe që të mundësojnë që personat pro-izraelitë të zënë pozicione të rëndësishme në organiet ekzekutive. Forma objektive e kësaj gjendjeje duket qartë në bisedimet Palestinë-Izrael. Po shihet se delegatët palestinezë po bëjnë bisedime me dy delegacione izraelite, një izraelit, ndërsa tjetri mban flamurin amerikan.

Lobi i jep rëndësi medias për të mbajtur në favor të Izraelit votën popullore dhe i mbështet ata që shkruajnë në këto fusha. Sipas një hulumtimi të gazetarit Eric Alterman, ndër specialistët e Lindjes së Mesme janë 61 shkrimtarë që mendohet se do ta mbrojnë në çdo situatë të mundshme Izraelin, ndërsa është vetëm pesë numri i specialistëve që që i dalin kundër këtyre komenteve dhe që kritikojnë vazhdimisht veprimet e ndërmarra nga Izraeli dhe që kanë një pozicion pro-arab. Edhe shkrimet kryesore të gazetave ndjekin të njëjtën prirje të pro- izraelizmit. Edhe ata që e kritikojë herë pas here Izraelin nuk janë të paanshëm.  Për të mundësuar vazhdueshmërinë e qëndrimit pro-izraelit Lobi zë një vend aktiv në qendra të mendimit si The American Enterprise Institute, The Brooking Institution, The Center for Security Policy, The Foreign Policy Research Institute, Heritage Foundation, The Hudson Institute, The Institute for Foreign Policy Analysis ve Jewish Institute for National Security Affairs (JINSA). Në këto institucione skuadra qëndrore përbëhet në shumicë nga persona pro-izraelitë.

Sipas librit, universitetet janë vendet në të cilat Lobi has më shumë vështirësi për të mos lejuar diskutime rreth Izraelit. Edhe pse është e vështirë të dalësh kundër lirisë akademike dhe të arrishë të kërcënosh profesorë të paprekshëm, nëse shohim shembullin e faqes së internetit Campus Watch ku marrin pjesë Martin Kramer dhe Daniel Pipes, Lobi nuk është përmbajtur burimeve për t’i vëzhguar dhe etiketuar ata dhe marrjes në objektivë të Universitetit Columbia në kadron e të cilit gjendej palestinezi Edward Said.

Autorët vënë në dukje se, ndërsa Lobi vazhdonte aktivitetet e tij arrinte i pushonte zërat opozitarë duke i akuzuar si “armiq të hebrenjve”. Kjo ka kuptimin që duhet thënë se grupimet që kritikojnë aktivitetet e Izraelit, apo ato që janë në anë të Izraelit kanë një ndikim të rëndësishëm në politikën e ShBA-së në Lindjen e Mesme. Edhe në këtë pikë shihet një dyfytyrësi; ndërsa media izraelite flet me superlativa për lobingun hebre në Amerikë si burim krenarie, nëse dikush tjetër përpos Izraelit sugjeron se ekziston një Lob Izraelit mund të akuzohet për armiq të hebrenjve. Kjo është një strategji shumë efektive, sepse armiqësia ndaj hebrenjve është një gjë shumë e përçudnueshme dhe askush nuk do të akuzohet për këtë. Madje edhe kisha britanike e cila pati kritikuar shitjet e firmës Caterpillar të buldozerëve, e cila përdoret për shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve nuk mundi të shpëtonte nga etiketimi “armik i hebrenjve”.

Sipas autorëve, formësimi i politikës së ShBA-së në Lindjen e Mesme është një prej objektivave thelbësore të Lobit. Edhe luftërat në këtë rajon dhe ndërhyrjet e amerikanëve duhet të shihen pikërisht nga ky këndvështrim. Edhe pse përgjithësisht besohet se sulmet kundrejt Irakut kanë qënë një luftë për naftën, grupi bërthamë që ka qënë fuqia shtytëse drejt luftës “palët që insistojnë më së shumti për luftë në qeveri janë zëri i izraelitëve” dhe përbëhen nga persona që njihen si “sinqerisht pro-izraelitë” si Wolfowitz, që kanë marrëdhënie të ngushta me Partinë Likud në Izrael. Këta persona, për të mbajtur nën kontroll Iranin dhe Irakun planifikonin të vendosnin ushtarë amerikanë në rajon dhe përpara Bushit e kishin kërkuar këtë edhe nga Clintoni. Këtë objektivë e arritën vetëm pas sulmeve të 11 shtatorit, dhe kështu arritën që të rrëzonin Bagdatin, i cili ishte ndër vendet e para që përbënte rrezik për Izraelin. Pas sulmeve të drejtuara Bagdatit, Sharon dhe ministrat e tij i bënë presion Ëashingtonit që të vinte në shenjestër Damaskun. Ndërsa Sharon e ftonte ShBA-në që të bënte presion “shumë intensiv” mbi Sirinë, Ministri i Mbrojtjes, Shaul Mofaz Maariv në një reportazh ishte shprehur se “Kemi një listë të gjatë që përbëhet nga tematikat e gjërave që mendojmë të kërkojmë nga Siria dhe është më e përshtatshme që këtë gjë ta bëjmë me ndërmjetësimin e amerikanëve.” Washington Post shkruan se Izraeli organizoi fushatën e nisur kundër Sirisë duke mbushur shërbimet sekrete të ShBA-së me informacione në lidhje me aktivitetet e Bashar Esadit, Presidentit të Sirisë. Wolfowitz ushpreh se regjimi në Siri duhet të ndryshojë dhe për një reportazh të dhënë një gazetari me emrin, Richard Perle tha se kishte “një mesazh me dy fjalë” që mund të jepte për regjimet e tjera në Lindjen e Mesme: “Rradhën e keni ju.” Ndërsa Yosi Klein Halevi shkruante Los Angeles Times, një shkrim me titull “Objektivi tjetër është Siria”, Zev Chafets publikoi në New York Daily News, një shkrim me titull “Edhe Siria, mike e terrorizmit ka nevojë për një ndryshim”. Edhe pse, në atë periudhë Lobi nuk t’ia dilte të fillonte një luftë të hapur ndaj Sirisë, ndikoi në nxjerrjen e Ligjit për Përgjegjësinë e Sirisë dhe kështu arriti që të devijonte marrëdhënien mes Amerikës dhe Sirisë nga interesat e e brendshme të amerikanëve. Bashkëngjitur me pranimin se Siria dhe Iraku përbënin rrezik strategjik kundrejt Izraelit, Irani shihet si armiku më i rrezikshëm i Izraelit. Një muaj para Luftës së Irakut, Ministri izraelit i Mbrojtjes e nxorri në pah këtë situatë duke u shprehur se “Iraku paraqet një problem... megjithatë, nëse më pyesni mua, Irani është më rrezikshëm se Iraku”. Për ta përgatitur Amerikën për këtë gjë, dhe në të njëjtën kohë për të qëndruar larg mundësisë për një konflikt ushtarak me Iranin, Lob insistoi për një mundësi të ndryshimit të regjimit në Iran. Walt dhe Mearsheimer janë të mendimit se, edhe nëse nuk do të ekzistonte Lobi do të ishte e vështirë që Amerika dhe Irani të ishin aleatë, megjithatë marrëdhënia e tyre nuk do të ishte kaq e tensionuar.

Autorët, pasi i kanë parashtruar të gjitha këto argumente, në përfundim, në pjesën përmbyllëse të librit i vënë theksin fakteve që; fuqia e Lobit mund të parandalohet; është e mundur që Washingtoni të zhvillojë një politikë të jashtme e cila është në të njëjtën linjë me interesat e amerikanëve, por megjithatë ende nuk janë formësuar kushtet objektive për të sjellë në jetë dhe për të realizuar këtë për shkak se Lobi nuk ka një kundërshtarë; përveç kësaj, aktivitete të këtilla të Lobit mund ta zhvarrisin Amerikën drejt konflikteve me përfundime tragjedike; për shkak të ndikueshmërisë së Lobit, Amerika është bashkëfajtore në krimet e kryera kundër palestinezëve  dhe se nga kjo gjë lind një përgjegjësi morale; është një rrezik për demokracinë amerikane fakti që Lobi ka ndaluar bisedimet rreth Izraelit; për më tepër, madje aktivitetet e Lobit janë në dëm edhe të Izraelit dhe sjellin rezultate negative për të; pengojnë një marrëveshje në rajon që ka për objekt paqen dhe se kjo është në të keqe rë popullit izraelit; kthimi i Izraelit në një shtet rracist si Afrika e tij e Jugut e njëherë e një kohe; dhe pavarësisht të gjitha këtyre, theksohet fakti se ende mund të krijohet një mundësi për të krijuar një situatë të përshtatshme për të realizuar një diskutim të hapur rreth Lobit dhe për të arritur rezultate dhe se kjo është në favor të të gjithëve, përfshirë këtu edhe Amerikën.

Si përfundim, ky libër që mban firmën e dy akadeikëve që kanë një autoritet në fushën e tyre, duke pranuar se Amerika po e përdor si kukullën e saj Izraelin në Lindjen e Mesme, se pushtetin e vërtetë e ka Amerika dhe pranuar tëndësinë e hebrenjve në buxhetin dhe ndikueshmërinë në Amerikë e meriton që të lexohet njëkohësisht me tezat e përkundërta që thonë se, kjo fuqi dhe ndikueshmëri është hiperbolizuar për të parandaluar dhe penguar reagimet ndaj udhëheqjes dhe popullit amerikan, ndërkohë si dhe të bëhen vlerësimet e duhura.