Muslimanët e Athinës falen nëpër podrume në mungesë të xhamisë zyrtare

  • None
Publikuar në Qershor 15, 2016, mesnatë

Është e diele në mëngjes në një periferi të pluhurosur dhe të shkretë industriale të Athinës.

Gra dhe fëmijë nga një komuniteti lokal pakistanez  janë mbledhur jashtë një ish fabrike e cila është bërë një xhami e improvizuar.

Brenda, sandalet janë përhapura kudo, kurse  fëmijët nxitojnë për të zënë vendin e tyre në qilima të shtruar në dysheme prej betoni. Ata janë të gatshëm për të filluar orën e mësimit të anglishtes, të gjuhës urdu dhe mësimet fetare.

Kjo xhami  është në një podrum në periferi të Peristerit e cila është një nga 100-të xhamitë e 300.000 besimtarëve muslimanëve në kryeqytetin grek, në Athinë.

Për mësuesen nga Pakistani, Tajjiba Ishtiak, një fabrikë e vjetër është më pak se ideale.

Ne duhet ta marrim me qira këtë vend larg nga publiku, tha ajo, sipas abc.net.au.

Është në një zonë industriale dhe xhamia nuk është e siguruar. Ne ndihemi këtu shumë larg nga shoqëria.

Xhamia Zyrtare është vonuar nga kundërshtimet e banorëve

Athina besohet të jetë i vetmi kryeqytet  evropian pa një xhami zyrtare. Qeveria premtoi fonde për të ndërtuar një xhami në vitin 2000, por kundërshtimet e më shumë se 100 banorëve e kanë vonuar atë që ishte në plan.

Përkrahësit e xhamisë shpresojnë se ndërtimi i xhamisë do të fillojë në lagjen Votanikos të  Athinës në muajin shtator, përkundër elementeve të Kishës Ortodokse Greke që luftojnë për të ndaluar atë.

Greqia është e pasur me ish xhamitë nga Perandoria Osmane. Që kur Greqia fitoi pavarësinë në vitin 1832, ata janë në gjendje të keqe dhe shumica janë  shkatërraur.

Krishtërimi Orthodhoks është feja mbizotëruese e Greqisë dhe nuk ka ndarje formale midis kishës dhe shtetit. Qeveria jep fonde për ndërtimin e kishave  dhe paguan rrogat   dhe pensionet e priftërinjve.

Komunitetet musliman i Greqisë, nga vende të ndryshme me më shumë se një million, kohët e fundit është rritur nga azilkërkuesit. Të gjithë përpiqen për të gjetur vende për adhurim, në shtëpi private ose të marrë me qera nga pronarët e disa pronave për t’i shdërruar në xhamia, që kryesisht janë podrume. 

Në qoftë se kushtetuta greke thotë se të gjithë kanë të drejta fetare, ku janë të drejtat e mia? pyet Xhevad Aslam, kryetar i organizatës kryesore të komunitetit pakistanez.