Në Holandë diskriminimi ndaj myslimanëve është në rritje

  • None
Publikuar në Maj 29, 2016, mesnatë

Organizata “ SPIOR”  sipas një studimi analitik ka raportuar se më shumë se 700 refugjatë mysliman  në Holandë keqtrajtohen dhe kërcënohen për shkak fesë së tyre.

Për këtë studim, njerëzit në rajon Rotterdam-RIJNMOND mund të raportojnë diskriminim tek organizata  SPIOR. Organizata gjithashtu filloi një fushatë online dhe offline për të inkurajuar njerëzit që të raportojnë incidentet  e tyre nëpër xhami, shkolla islame dhe organizata të tjera islamike dhe institucione.

Studimi gjeti se 84 për qind e viktimave të diskriminimit ishin padyshim myslimanët,  të identifikuar nga rrobat e tyre ku  72 për qind e raporteve diskriminimit erdhi nga gratë. Fëmijët ishin direkt të përfshirë apo dëshmitarë të incidentit me numër  10 për qind të rasteve. Në 61 për qind të rasteve, autorët e krimit ishin meshkuj.

Sipas studiuesve, këto shifra të reja tregojnë se diskriminimi kundër muslimanëve është shumë më e përhapur në rajonin e Rotterdam-RIJNMOND sesa është raportuar në shifra zyrtare.